SPPTSH është një organizatë sindikale sektoriale në të cilën aderojnë kryesisht punonjësit e telekomunikacionit, shërbimeve postare dhe është e hapur për të gjithë individët, sektorët privat dhe publik që i përkasin këtyre fushave apo profesioneve të tjera, si dhe sindikata të profesioneve që dëshirojnë anëtarësimin në këtë Sindikatë.
Themelimi i Sindikatës së bashkuar të PTT në të gjithë Shqipërinë u vendos në shkurt të vitit 1991, ku dy Sindikata ajo e Uzinës PTT dhe PTT Tirana mbajtën Kongresin e Parë. Nga ky kongres u zgjodhën edhe drejtuesit e parë të SPPTSH-së dhe kryetare u zgjodh znj. Rajmonda Paçuka, zv/kryetar. z. Shpëtim Vojka dhe sekretar z. Aleksandër Miraj. Që nga themelimi i saj,kjo sindikatë ka pasur si qëllim të bashkojë dhe të organizojë punonjësit, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, etnia, raca, profesioni, gjinia apo bindjet fetare.
Në vazhdim Sindikata është drejtuar nga të zgjedhurit në Kongreset që ajo ka organizuar. Më poshtë po listojmë kongreset dhe kryetarët e zgjedhur ndër vite:
- ✓ Kongresi I 1991 – znj. Rajmonda Paçuka
- ✓ Kongresi II 1995 – znj. Rajmonda Paçuka
- ✓ Kongresi III 2001- z. Aleksandër Miraj
- ✓ Kongresi IV 2005 – z. Shpëtim Vojka
- ✓ Kongresi V 2009 – z. Shpëtim Vojka
- ✓ Kongresi VI 2014 – z. Renato Muçaj
- ✓ Kongresi VII 2017 – z. Renato Muçaj
- ✓ Kongresi VIII 2022 – z. Renato Muçaj
SPPTSH është një organizatë e ngritur nga aderimi mbi baza vullnetare të punonjësve, dhe ka si mision të mbrojë dhe promovojë interesat e anëtarëve të saj, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar të punës dhe të drejtat e njeriut. Sot, SPPTSH rregullon marrëdhëniet midis punëdhënësit dhe punonjësve të punësuar në Albtelecom, Makhes dhe Teleperformance Albania.
SPPTSH është e organizuar në të gjithë Shqipërinë me disa qendra rajonale. SPPTSH është anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Sindikatave, UNI GLOBAL, e cila është ndër ato më të mëdha dhe përfaqëson 20 milion punonjës, nga 900 sindikata në 140 vende të ndryshme.