Ne meritojmë të respektohemi dhe të trajtohemi mirë ku punojmë. Çdo punëdhënës, nga kompanitë më të vogla deri në korporatat më të mëdha,apo në administratën shtetërore, lokale dhe të qarkut, duhet të na trajtojë me dinjitet dhe respekt, duke siguruar pagë të mirë, benefite dhe kushte të mira pune.

Për fat të keq, shumë punëdhënës janë kaq të shqetësuar me fitimet dhe në fund ata nuk arrijnë të shohin mirëqenien, kënaqësinë apo kontributin tonë. Kjo është arsyeja pse dhjetëra burra dhe gra të punës si ne po zgjedhin të organizohen me SPPTSH çdo vit. Kur organizoheni dhe merrni një përfaqësim të suksesshëm, ju merrni një zë të vërtetë në vendin tuaj të punës.

Ju merrni të drejtën ligjore për të negociuar me punëdhënësin tuaj mbi pagën, përfitimet, kujdesin shëndetësor, sigurinë e punësimit, daljen në pension dhe kushtet e tjera të punësimit.
Ju merrni të drejtën për të negociuar mbi politikat që ndikojnë në promovime, ofertave për punë, pushimeve nga puna,kontratave kolektive si dhe shumë aspekte të tjera të punës dhe vendit të punës.Prandaj ju bëjmë thirrje ju që nuk jeni ende të organizuar në vendin tuaj të punës të nxitoni të kontaktoni me përfaqësuesit e SPPTSH për çdo paqartësi apo pyetje që ju keni.

Bashkohu me Sindikatën tonë!

Kliko këtu për të plotësuar formularin e anëtarësimit online.