1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Kjo ditë i gjen të gjithë punëtorët nën një kërcënim të madh për shëndetin e tyre. Ndërsa ditët kalojnë, ne humbasim më shumë punëtorë që janë goditur nga COVID-19 sepse ata vazhdojnë të bëjnë punët e tyre me gjithë frikën dhe rrezikun. Nuk dimë akoma sa kemi humbur. Por ne e dimë që në çdo sektor do të ketë mijëra, dhe ne e dimë se edhe një prej tyre është shumë. Prandaj sot ka mësime të vlefshme që duhet të nxjerrim nga kjo krizë:

– Organizimi Sindikal bënë ndryshimin për sa i përket shëndetit dhe sigurisë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për negocimin e kushteve të punës së sigurt – bëhet fjalë për një zë përfaqësimi në marrëdhëniet e punës.
– Qeveritë dhe punëdhënësit kanë kuptuar edhe njëherë sesa te rëndësishëm jane punëtorët per biznesin dhe per ekonominë.
– Mungesa e organizimit te punëtorëve në sindikata tregoi dhe njëherë se sa të pambrojtur janë ata në raste te situatave të pazakonta. Punëtorët duhet të mësojnë se Sindikata është avokati dhe garancia e tyre e vetme. Prandaj ne duhet të organizohemi, të organizohemi, të organizohemi në Sindikata!
Ne qëndrojmë me këta punëtorë që të vazhdojmë të luftojmë, prandaj duhet të nxjerrim mësimet nga kriza e sotme. COVID19 është një thirrje zgjimi globale për ne. Nëse duam punë të sigurta nuk mund të pushojmë! Ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku.

Sindikata Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar duke ju uruar 1 Majin, ju ben thirrje të gjithëve të solidarizohen dhe te organizohen duke e mbyllur këtë apel me shprehjen aq kuptim plotë të Gautama Buddha:
“ Le të ngrihemi në këmbë e të tregojmë mirënjohje se, edhe nëse nuk nxumë shumë, të paktën mësuam diçka, por edhe nëse nuk mësuam gjë, të paktën nuk u sëmurëm, por edhe nëse u sëmurëm, të paktën nuk vdiqëm, prandaj të gjithë ne duhet të jemi thellësisht mirënjohës”.