Call center-at në punë, Muçaj: Duhet të rrinë hapur, por të krijohen kushtet (VIDEO)

Në një intervistë për TVT-në, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Post-Telekomit Shqiptar, Renato Muçaj, thotë se këto biznese duhet të qëndrojnë hapur pasi kanë rëndësi për ekonominë e vendit, porse duhet të krijohen kushtet e domosdoshme në kohë pandemie globale.

“Të respektohet distanca, të respektohet higjiena, të dezinfektohen ambientet. Në rast se këto kushte arrijnë të plotësohen nga call centerat, nuk besoj se do të ketë një problem për të vazhduar punën. Por është vërejtur që call centerat nuk është se i kanë marrë këto masa. Ka pasur edhe probleme. Ka pasur edhe një rast së fundmi i një punonjësi në call center i identifikuar me koronavirus. Prandaj duhet treguar shumë kujdes nga ana e punëdhënësve. Ne mendojmë se call centerat duhet të vazhdojnë, por në një monitorim të rreptë të qeverisë, sepse janë burim për shpërndarjen e Covid-19. “

Per me shume ndiqni linkun:

http://www.tvt.al/node/73883