Studim mbi nivelin e stresit dhe faktoret qe ndikojne ne rritjen e tij te punonjesit shqiptare.
Stresi në punë nuk është një proces i thjeshtë për t’u matur. Kjo jo vetëm për faktin se ai është i vështirë të përkufizohet por edhe sepse përmban elemente subjektivë që janë të ndryshëm nga një person te tjetri. Bazuar në gjetjet e studimit, një përqindje e konsiderueshme e njerëzve të përfshirë në studim (48.5%) përjetojnë një nivel të moderuar stresi dhe një përqindje jo e vogël, nisur kjo nga efekti negativ që ka stresi në përditshmërinë e punonjësve (12.4%), përjetojnë nivel problematik stresi. Ky rezultat tregon se stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri. Për më tepër, te gjitha gjetjet mund ti lexoni ne studimin e publikuar, zhvilluar nga fondacionet FES Tirana dhe OPC, ku moren pjese dhe anetaret tane te kompanive Albtelecom dhe Makhes.
Klikoni me poshte per te lexuar studimin: