Sindikata e Punonjesve te Poste-Telekomit Shqiptar, ka kenaqesine te njoftoje te gjithe punonjesit se pas 4 muaj negociatash me punedhenesin e Albtelecom, me ne fund eshte arritur firmosja e kontrates kolektive.
Gjate ketyre negociatave Sindikata eshte fokusuar per zgjidhjen e problematikave dhe kerkesave te cilat jane identifikuar gjate anketimit dhe takimeve me punonjesit e kompanise. Dy nga ceshtjet kryesore te cilat kane mbajtur “peng” negociatat per nje periudhe te gjate kohore kane qene: Indeksimi i pagave dhe Bonusi i Vitit te Ri.
Kontrata Kolektive – Albtelecom
Indeksimi i pagave (Inflacioni) ishte pika kryesore qe u diskutua gjate negociatave. Sindikata mbi argumentat e saj te parashtruara per situaten e permiresuar financiare te kompanise kerkoi rritjen e pagave per te gjithe punonjesit. Gjithashtu ju be e qarte kompanise se punonjesit kane ankesa rreth pages qe ska ndryshuar nder vite dhe kjo kerkese duhet te permbushet ne kontraten e re kolektive, pasi ka 4 vjet qe pagat nuk ndryshojne dhe aplikimi i rritjes se pagave do te sherbente per motivimin e tyre.
Kompania deklaroi se situata aktuale ka permiresim por perseri vazhdon me humbje duke pasur shume deficite dhe pak likuiditet. Pamundesia e rritjes se pagave duke marre parasysh normen e inflacionit justifikohet nga kompania me faktin qe punonjesve ju jepet shperblimi i performances dhe kjo performance kap nje vlere prej 4 fish me te larte sesa vlera e inflacionit. Kompania ka si strategji te stimuloje punonjesit qe performojne me mire. Sindikata ka theksuar perseri se gjendja e kompanise eshte permiresuar prandaj kerkon aplikimin e inflacionit pasi vlera per rritjen e pagave eshte nje perqindje e vogel krahasuar me rikuperimin e humbjes qe ka bere kompania. Sindikata ka deklaruar se mbetet e interesuar ne aplikimin e nje drejtesie sociale per te gjithe, prandaj kerkon rritje pagash per te gjithe punonjesit. Mbas negociatave te vazhdueshme, duke marre parasysh edhe pritshmerite e kompanise per permiresimin e gjendjes aktuale ne vitin 2020, u ra dakord qe indeksimi i pagave te filloj nga viti i ardhshem per te gjithe punonjesit. Gjithashtu kompania do te mbaje ne vemendje personelin e konsideruar kyc, duke bere edhe permiresime te metejshme pagash per kete kategori.
Bonusi i Vitit te Ri – Sindikata kerkoi qe bonusi i vitit te ri te jete nga 20,000 Leke deri ne 30,000 Leke ne varesi te gjendjes financiare te kompanise ne fund te vitit. Duke marre per baze situaten aktuale financiare, kompania kerkoi mos perfshirjen ne kontraten e re te bonusit te vitit te ri. Sipas politikave te kompanise nuk mund te jepen dy bonuse per punonjesit duke qene se do vazhdoj te jepet bonusi i performances. Sindikata nuk e pranoi kete qendrim dhe deklaroi se nje gje e tille demotivon punonjesit dhe se gjithashtu duhet te punohet per te rritur standartet per punonjesit, pasi vetem me punonjes te kenaqur, mund te kemi rezultatet e deshiruara dhe te jemi te paret. Qellimi jone eshte te bejme hapa perpara dhe jo mbrapa.
Kompania kembenguli ne pamundesite financiare dhe qendrim e saj kunder dhenies se nje bonusi qe nuk bazohet ne performance. Sindikata refuzoi heqjen nga kontrata te kesaj pike. Gjate kesaj periudhe ne tavolinen e diskutimeve u hodhen alternative te tjera. Kompania hodhi idene e dhenies se kuponave per blerje ushqimesh ne vend te bonusit (por pa percaktuar Shumen). Sindikata e refuzoi kete propozim pasi kjo kushtezon punonjesit per te shpenzuar leket ne supermarket per ushqime. Sindikata insistoi qe kompania nuk duhet te preke shperblimin pasi kjo eshte nje e drejte e punonjesve e fituar nder vite, dhe i propozoi kompanise nese nuk ka mundesi financiare bonusi te jepet si rritje page per te gjithe punonjesit, rreth 3% e pages, e njejta shume te merret e shtrire ne kohe gjate gjithe vitit. Ky propozim u refuzua. Duke qene se palet ishin te ndara ne qendrimet e tyre, gjate negociatave sindikata i drejtoi nje qasje tjeter kesaj ceshtje. Duke qene se arsyet kryesore jane financiare, dhe cdo gje varet nga te ardhurat deri ne fund te vitit, e pyetem kompanine nese eshte deshira per ta shperndare kete bonus. Kompania u pegjigj pozitivisht qe ekziston deshira e shperndarjes se bonusit. Atehere sindikata kerkoi qe kjo pike te mbetet ne kontrate dhe ne fund te vitit te shikohet perseri situata aktuale financiare. Duke qene se ekziston deshira per ta dhene kete bonus,atehere ky bonus tju shperndahet punonjesve. Kjo qasje e re e paleve per kete ceshtje beri te mundur zgjidhjen e ketij ngerci te krijuar gjate negociatave, ku u vendos qe kjo pike te mbetet ne kontrate.
Te gjithe punonjesit si ata aktual,si ata qe kane filluar pune rishtazi ne Albtelecom duhet te informohen mbi te drejtat kryesore qe lindin nga Kontrata Kolektive te cilat i gjeni te permbledhura me poshte:
- Dispozitat e Kontrates Kolektive rregullojne drejteperdrejte dispozitat e Kontratave Individuale te Punes te percaktuara nga Punedhenesi.
- Ne rastet kur Kontrata Individuale e Punes permban kushte me pak te favorshme se Kontrata Kolektive e Punes, Punemarresi ka te drejte te mbrohet nga Kontrata Kolektive e Punes.
- Ndalohet puna e detyruar ne te gjitha format e saj.
- Ndalohet cdo lloj diskriminimi, e parashikuar ne Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise dhe ne legjislacionin e posacem per mbrojtjen nga diskriminimi.
- Me “diskriminim” kuptohet çdo dallim, perjashtim, kufizim ose parapelqim, qe bazohet ne gjinine, racen, ngjyren, etnine, gjuhen, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqerore, shtatzenine, perkatesine prinderore, pergjegjesine prinderore, moshen, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shendetesore, predispozicionet gjenetike, aftesine e kufizuar, jetesen me HIV/AIDS, bashkimin ose perkatesine ne organizata sindikale, perkatesine ne nje grup te veçante, ose ne çdo shkak tjeter, qe ka si qellim ose pasoje te pengoje ose te beje te pamundur ushtrimin e se drejtes per punesim dhe profesion, ne te njejten menyre me te tjeret. Ndalimi i diskriminimit, i percaktuar nga kjo Kontrate Kolektive, nuk zbatohet nese nuk ekziston nje perligjje e arsyeshme dhe objektive.
- Ne rastin kur nje punemarres pretendon se eshte cenuar nga moszbatimi i parimit te trajtimit te barabarte ne ushtrimin e se drejtes per punesim dhe profesion, sipas kesaj Kontrate Kolektive, ndiqet procedura e ankimit, e percaktuar ne ligjin e posaçem per mbrojtjen nga diskriminimi.
- Punedhenesi eshte i detyruar te respektoje dhe mbroj personalitetin e Punemarresit, si dhe te marr te gjitha masat e nevojshme per te garantuar sigurine dhe mbrojtjen e shendetit mendor dhe fizik te punonjesve;
- Punedhenesi detyrohet te siguroje me shpenzimet e veta kushte te nevojshme te ambjenteve dhe mjeteve te punes dhe veshmbathjes se punonjesve te rrjeteve si dhe uniformat e punonjesve te sherbimit publik.
- Punedhenesi me shpenzimet e veta merr masa per trajnimin e punonjesve brenda vitit sipas nevojes dhe pozicioneve te punes qe ka shoqeria.
- Punedhenesi per te parandaluar aksidente dhe semundje profesionale duhet te percaktoje qarte rregullat e sigurimit teknik dhe te kualifikoje Punemarresit per zbatimin e ketyre rregullave, sipas dispozitave ligjore ne fuqi.
- Punedhenesi ne zbatim te Ligjit Nr 10237, date 18.02.2010 “Per shendetin dhe sigurine ne pune” krijon Keshillin e Sigurise dhe Shendetit ne Pune.
- Punedhenesi brenda mundesive financiare te Shoqerise, si dhe ne perputhje me Rregulloret e Politikat e Kompanise mund te realizoje indeksimin e pagave te punonjesve duke marre per baze normen e inflacionit, sipas indeksit të inflacionit te publikuar nga INSTAT.
- Punedhenesi mund te jape nje shperblim te barabarte ose jo me pak se 000 (njezetemije) Leke neto, me kusht qe Shoqeria te kete realizuar te ardhura ne perputhje me buxhetin e miratuar per vitin respektiv kalendarik.
- Punedhenesi do te beje vleresimin e performances dhe cilesise se punes se punonjesit ne perputhje me politikat e kompanise.
- Punedhenesi, gjate marredhenieve te punes, nuk duhet te mbledhe informacione lidhur me punemarresit, perveç rasteve, kur keto informacione lidhen me aftesite profesionale te pune-marresve ose jane te nevojshme per zbatimin e kontrates.
- Punedhenesi eshte i detyruar te marre masa sigurie per mbrojtjen e te dhenave personale te punemarresve qe perpunohen ne fushen e marredhenies se punes dhe ne menyre te veçante per te dhenat sensitive, ne perputhje me legjislacionin per mbrojtjen e te dhenave personale.
- Punedhenesi duhet te informoje perfaqesuesit e punemarresve dhe te konsultohet me ta rregullisht, se paku, nje here ne vit, per aktivitetet aktuale dhe te ardhshme te ndermarrjes, por punedhenesi mund te kundershtoje, me shkrim, te jape çdo informacion qe perben secret tregtar, industrial ose profesional, ose te zhvilloje konsultime me perfaqesuesit e punemarresve, kur natyra e ketij informacioni ose e konsultimeve eshte e tille qe do te demtonte seriozisht ndermarrjen perkatese dhe funksionimin e saj.
- Punedhenesi detyrohet te zbatoje parimin e barazise ne shperblim, per pune te njejte ose pune me vlere te barabarte, pa diskriminuar.
- Punemarresi gjate zbatimit te detyrave te tij, respekton me korrektese urdherat dhe udhezimet e Punedhenesit.
- Gjate vlefshmerise se Kontrates, Punemarresi nuk lejohet te kryeje asnje pune tjeter e cila demton Punedhenesin ose i ben konkurrence atij.
- Punemarresi gjate marredhenieve te punes si dhe pas largimit nga detyra, nuk duhet te perdore informacionin konfidencial te marre gjate kryerjes se detyres per interesat e tij personale, apo per t’i shkaktuar dem Punedhenesit.
- Punemarresi ka te drejte te denoncoje ne organet kompetente veprat penale, shkeljet e legjislacionit te punes ose te kontrates per te cilat ai ka dijeni.
- Punemarresi duhet te permiresoje aftesite e veta profesionale dhe te marre pjese ne veprimtarite trajnuese te organizuara nga Punedhenesi.
- Punemarresi ruan me pergjegjesi interesat ligjore te Punedhenesit.
- Punemarresi ne rast te ndryshimit te adreses se vendbanimit/vendqendrimit eshte i detyruar te njoftoje punedhenesin per adresen e re.
- Oret shtese qe kerkohen te kryhen per nevoja te Shoqerise nuk duhet te kalojne 200 ore ne vit.
- Nuk mund te kerkohet kryerja e oreve shtese javore kur punemarresi ka kryer 48 ore pune ne jave.
- Ndalohet kryerja e oreve shtese te punes nga grate shtatzena dhe pas lindjes se femijes, derisa femija te mbushe moshen 1 vjeç, si edhe kryerja e oreve shtese per personat me aftesi te kufizuar, per shkaqe objektivisht te justifikuara, qe lidhen me shkallen e aftesise se tyre te kufizuar dhe natyren e punes per te cilen kerkohen oret shtese.
- Punedhenesi per oret shtese te punes qe nuk jane kompensuar me pushim duhet t’i paguaje punemarresit pagen normale dhe nje shtese jo me pak se 25% te saj.
- Oret shtese te punes te kryera gjate pushimit javor ose ne ditet e festave zyrtare kompensohen me pushim ose page te pakten 50% me te madhe se oret shtese te bera ose paga normale. Ky kompensim perfshin edhe kompensimet e permendura ne paragrafet paraardhes.
- Punonjesit do te kene te drejten e jo me pak se 36 ore pushim javor, prej te cilave 24 ore pa nderprerje. Pushimi javor nuk eshte i pagueshem.
- Per personelin drejtues administrativ ditet e pushimit javor jane dita e shtune dhe dita e diele.
- Puna e kryer ne diten e pushimit javor kompensohet me nje shtese page, jo me pak se 25 perqind, ose me nje pushim te pagueshem, te barabarte me kohezgjatjen e punes se kryer plus nje pushim shtese, jo me pak se 25 per qind te kohezgjatjes se kesaj pune.
- Puna e kryer ne ditet e festave zyrtare, kur ato bien dite pune, kompensohet me nje shtese mbi page, jo me pak se 25 per qind dhe me nje pushim te pagueshem, te barabarte me kohezgjatjen e punes se kryer ne ditet e festave zyrtare.
- Pushimi merret nje jave para ose pas kryerjes se punes.
- Kur dita e festes zyrtare bie diten e pushimit javor, atehere pushimi shtyhet per diten pasardhese te punes.
- Kohezgjatja e Lejes Vjetore eshte jo me pak se 4 (kater) jave kalendarike gjate vitit te punes e ne vazhdim.
- Kohezgjatja e lejes vjetore mbi ate minimale percaktohet ne varesi te moshes, vjetersise ne pune, sipas nendarjeve te meposhtme:
- Sipas moshes b. Sipas vjetersise ne pune
Mosha | Ditet qe shtohen |
25 – 35 vjec | 1 dite pushim |
35 – 45 vjec | 2 dite pushim |
Mbi 45 vjec | 3 dite pushim |
Vjetersia ne pune | Ditet qe shtohen |
0 – 5 vite pune | 0 dite pushim |
5 – 15 vite pune | 1 dite pushim |
15 – 25 vite pune | 2 dite pushim |
Mbi 25 vite pune | 3 dite pushim |
- Kur Punemarresi nuk ka kryer nje vit pune te plote, kohezgjatja e pushimeve vjetore te paguara percaktohet ne raport me kohezgjatjen e marredhenieve te punes. Periudha e paaftesise se perkohshme ne pune konsiderohet si kohe pune.
- Per punonjesit qe fillojne pune ne shoqerine Albtelecom sh.a. e drejta e pushimeve vjetore i fillon pasi punonjesi te kete kryer periudhen 3(tre) mujore te proves.
- Kur marredhenia e punes ka perfunduar dhe Punemarresit nuk i jane dhene pushimet vjetore qe i takojne, ai ka te drejte per nje shperblim te barabarte me pagen e ketyre pushimeve.
- Pushimi vjetor shtyhet kur punemarresi, gjate periudhes se ketij pushimi, ka qene i shtruar ne spital ose ka qendruar ne shtepi, per shkak semundjeje ose aksidenti, te vertetuar me raport mjekesor.
- Pushimet vjetore duhet te jepen gjate vitit te punes ose deri ne fund te 3 (tre) muajve te pare te vitit pasardhes.
- E drejta e pushimeve qe nuk jepen nga punedhenesi ose nuk merren nga punemarresi parashkruhet brenda tre vjeteve nga dita ne te cilen punemarresit i lind kjo e drejte.
- Pushimet vjetore nuk zevendesohen me pagese, me perjashtim te rasteve kur marredhenia e punes ka perfunduar dhe punemarresi nuk i ka kryer pushimet qe i takojne. Ne kete rast, ai ka te drejte per nje shperblim te barabarte me pagen e ketyre pushimeve.
- Per cdo dite pune, me perjashtim te diteve te justifikuara me raport mjekesor ose leje vjetore, Punemarresit perfitojne nje shtese mbi pagen ne masen 400 (katerqind) leke bruto, i konsideruar si shpenzim per ushqim ditor.
- Punemarresi perfiton shperblim per vjetersi, kur kontrata eshte zgjidhur nga Punedhenesi dhe marrdheniet e punes kane zgjatur jo me pak se tre vjet.
- Shperblimi mbi vjetersine ne ALBtelecom sh.a eshte sa paga e nje 15 diteshi mbi cdo vit pune te plote dhe llogaritet ne baze te pages qe ekziston ne momentin e perfundimit te marredhenieve te punes.
- Ndalohet puna per grate shtatzena 35 dite para lindjes dhe 63 dite pas lindjes. Kur gruaja shtatzene ka ne barre me shume se nje femije, periudha e pare behet 60 dite.
- Pas periudhes 63-ditore te paslindjes, gruaja vendos vete nese deshiron te punoje ose te perfitoje nga sigurimet shoqerore.Nese gruaja vendos, me deshiren e saj, te punoje pas periudhes 63 ditore te paslindjes, ne marreveshje me punedhenesin, per ushqyerjen e femijes ka te drejte qe, deri sa femija te mbushe 1 vjeç, te zgjedhe:
- nje pushim te paguar, prej 2 oresh, brenda kohezgjatjes normale te punes; ose
- kohezgjatje pune, te reduktuar me 2 ore, me page te njejte, sikur te kishte punuar per kohezgjatjen normale ditore te punes.
- Me mbarimin e lejes se lindjes, punemarresi ka te drejte te kthehet ne vendin e punes ose ne nje vend pune te barasvlershem, ne kushte qe nuk jane me pak te favorshme per te, si dhe te perfitoje çdo permiresim te kushteve te punesimit qe do te kishte perfituar gjate mungeses.
- Gruaja, gjate periudhes se shtatzenise, ka te drejte per leje te pagueshme per kryerjen e vizitave mjekesore, kur keto jane te nevojshme te kryhen gjate orarit te punes, gjithmone ne marreveshje me punedhenesin.
Pushime dhe Perfitime te tjera |
|
Ne rast martese te Punemarresit | 5 dite pushim te paguar |
Ne rast te vdekjes se bashkeshortit/es/bashkejetuesit/es te saj/tij; paraardhesve ose pasardhesve te drejtperdrejte te tij dhe te bashkeshortit/es//bashkejetuesit/es te saj/tij si dhe personave qe bashkjetojne me te sipas certifikates familjare. | 5 dite pushim te paguar |
Ne rast semundjeje te rende te anetareve te familjes, bashkejetuesit, te paraardhesve ose te pasardhesve te tij te drejtperdrejte,apo dhe te bashkeshortit / es / bashkejetuesit / es te saj / tij si dhe personave qe bashkjetojne me te sipas certifikates familjare, te vertetuar me raport mjekesor, punemarresi perfiton | 30 dite pushim te papaguar. |
Ne rastin e lindjes se femijes per baballaret | 3 dite pushim te paguar |
Per pergatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitar si dhe trainimeve te ndryshme ne lidhje me profesionin qe ushtron, me miratimin paraprak te Punedhenesit, Punemarresi perfiton | 10 dite pushim te paguar ne vit |
Ne rast perkujdesje per antaret e familjes qe bashkejetojne me te, (bashkeshorti/bashkeshortja, paraardhesit dhe pasardhesit ne ngarkim) si dhe raste te tjera te pranueshme nga Punedhenesi. | 30 dite ne vit te papaguar. |
Leje Prinderore te papagueshme | jo më pak se 4 muaj, derisa fëmija që ka në ngarkim të arrijë moshën 6 vjeç |
Ne rast vdekje te vete punemarresit | 2 paga mujore |
Ne rast vdekje te bashkeshortit/tes, paraardhesve dhe pasardhesve si dhe personave qe bashkejetojne me te, ne baze te certifikates familjare | 1 page mujore |
Ne rast vdekje te punemarresit ne pune. | 5 paga mujore |
Me rastin e daljes ne pension. | 3 paga mujore |
Punedhenesi mund te shperbleje punonjesit e tij, duke marre parasysh vleresimin e performances dhe gjendjen financiare te kompanise ne mbylljen e bilancit te vitit ushtrimor.Gjithashtu Punedhenesi ne varesi te gjendjes financiare te Kompanise , mund te jape shperblime ose te rrite pagat per punonjesit e tij. |
Te drejtat dhe Lirite Sindikale
- Lejohet pjesmarrja e lire dhe vullnetare e punonjesve ne sindikate dhe askush nuk mund te diskriminohet per kete arsye.
- Punedhenesi duhet te informoje perfaqesuesit e punemarresve dhe te konsultohet me ta rregullisht, se paku, nje here ne vit, per aktivitetet aktuale dhe te ardhshme te ndermarrjes.
- Punedhenesi ne perputhje me dispozitat e Kodit te Punes, ka te drejte te transferoje pjese te kompanise apo kompanine, duke siguruar ne cdo rast mbrojtjen e te drejtave dhe detyrimeve te punemarresve, qe lindin nga kjo kontrate tek punedhenesi i ri. Ne kete rast, Punedhenesi do te konslutohet me perfaqesuesin e Punemarresve, sipas percaktimeve ligjore
- Punedhenesi ne rastet e pushimit kolektiv, respekton percaktimet e nenit 148 te Kodit te Punes se Republikes se Shqiperise, ne lidhje me proceduren qe duhet te ndiqet dhe perfitimet e punemarresve te perfshire ne te.
Ceshtje te tjera
- Trajnimet dhe kualifikimet – Sindikata referoi qe punonjesit kerkojne me shume programe kualifikimi. Gjithashtu nje pjese e punonjesve nuk vleresohen apo kane rritje ne page kur marrin privatisht nje certifikim, e cila ne raste te caktuara mund te perdoret nga kompania. Gjithashtu Sindikata kerkoi te hartohen planet e trajnimit per cdo departament ne fillim te cdo viti dhe te shikohet mundesia e suportit te kompanise per kostot e provimeve dhe certifikatave. Kompania pohoi se vazhdimisht i kerkon departamenteve perkatese te bejne planifikimin e trajnimeve. Ne lidhje me kete pike kompania do te rimbursoje cdo certifikate qe i sherben punes, dhe kerkon nga te gjithe punonjesit te ndiqen procedurat qe HR disponon per rastet e tilla. Per kete pike u dakortesua qe te vazhdoje puna per rritjen e riaftesimit te punonjesit me nevojat qe ka kompania dhe departamentet perkatese.
- Gjithashtu u dakortesua qe kompania do te angazhohet per krijimin e ambienteve rekreative per te reduktuar stresin ne pune.
- Vazhdimin e politikave per vleresimin e besnikerise per punonjesit qe kane nje kohe te gjate qe punojne per kompanine.
- Ne lidhje me trajtimin ushqimor, Sindikata raportoi se ka ankesa nga punonjesit se zbritet trajtimi ushqimor per diten qe merret si shperblim per punen jashte orari. U dakortesua se zbritja do te behet vetem per rastet “leje vjetore” dhe per asnje rast tjeter.
- Pagesa e punes jashte orarit, Sindikata shprehu shqetesimin se disa punonjes te departamenteve te ndryshme nuk ju merren ne konsiderate oret jashte orarit. Sindikata kerkoj ndalimin e diskriminimit dhe te zbatohet parimit i trajtimit të barabartë. Duke qene se kjo eshte nje ceshtje menaxheriale kompania do te angazhohet qe te gjitha departamentet te trajtohen njesoj per punen jashte orarit.
- Sindikata paraqiti gjithashtu edhe kerkesen e punonjesve per permiresimin e kushteve te punes dhe transparencen ne lidhje me zgjidhjen afatgjate qe ishte premtuar nga kompania. Kompania ka ne fokus permiresimin e kushteve te punes dhe eshte ne dijeni te problematikave. Gjithsesi kjo ceshtje vazhdon te mbetet ne axhenden e kompanise, dhe duke qene qe nje vendim i tille ka nje kosto teper te larte po shqyrtohet me shume kujdes ky vendim. Sindikata kerkoi me shume informacion per planet afatgjata te kompanise dhe me shume shkembim informacioni ne menyre qe te informohen te gjithe punonjesit. Gjithashtu u ra dakort per nje takim te pervitshem te Sindikates me menaxhimin per shkembim informacioni.
- Sindikata paraqiti dhe kerkesen e punonjesve te teknologjise per rishikimin e orarit te perfitimit te dietave dhe ndryshimin e menyres se llogaritjes. Ne lidhje me kete ceshtje kompania do te angazhohet duke studiuar situaten aktuale dhe per gjetjen e menyrave mbi permiresimin e saj.
- Sindikata diskutoi me kompanine nje kerkese te punonjesve te shitjes, per mbylljen e disa dyqaneve diten e diele per te lejuar keshtu qe shumica e punonjesve te shitjes ta bejne pushim kete dite. Kompania u shpreh se politika e saj eshte dhenia e sherbimit cdo dite dhe nuk mund te mbyllim shumicen e dyqaneve diten e dielen.
- Gjate negociatave u diskutua mundesia e aplikimit te sistemit “puna nga shtepia”, dhe u ra parimisht dakort qe kjo ceshtje te studiohet si fillim dhe me tej te shikohet mundesia per cilin department mund te aplikohet. Firmosja e kontrates kolektive nuk eshte mbarimi i njeres prej detyrave kryesore te sindikates, por eshte fillimi i punes per monitorimin e respektimit te te drejtave qe rrjedhin nga kjo kontrate. Gjithashtu vazhdimi i ndjekjes edhe i ceshtjeve te tjera qe jane diskutuar me punedhenesin. Sindikata i ben thirrje te gjithe anetareve te saj nese konstatojne shkelje te te drejtave te tyre qe burojne nga kjo kontrate ti drejtohen sindikates dhe ne do te ndjekim cdo shkelje sipas te gjitha ligjeve ne fuqi duke i ngritur keto ceshtje si prane punedhenesit por edhe tek autoritet shteterore.