Dje, në datën 14.10.2019 u zhvillua një takim i rëndësishëm midis përfaqësuesve të SPPTSH-së dhe delegacionit të Qendrës së Solidaritetit të konfederatës amerikane AFL- CIO, i ardhur nga Amerika, kryesuar nga Znj. Shawna Bader-Blau – Drejtore Ekzekutive e Qendrës, Z. Rudy Porter – Drejtor Rajonal,
Jeff Wheeler – Koordinator Programesh, Laurie Clements- Drejtor i Programeve për Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Gjatë takimit delegacionet diskutuan për progamet e zhvilluara me Qendrën e Solidaritetit dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet të dy organizatave.
Znj. Shawna Bader-Blau vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe përgëzoi sindikatën për punën e saj në lëvizjen sindikaliste. Gjithashtu Kryetari i Sindikatës Z. Mucaj, u shpreh i kënaqur për ekspertizën që Qendra ka dhënë në trajnimin e përfaqësuesve të sindikatës dhe i kërkoi Qendrës vazhdimin e bashkëpunimit.