Takim ne Durres III – Kontrata kolektive

Të Shtunën më 21 Shtator 2019, Sindikata e Punonjësve të Post-Telekomit Shqiptar me mbështetjen e Olof Palme Center, në mjediset e “Hotel Aragosta” në Durrës organizoi një takim trajnues me fokus “Kontratën Kolektive”. Në këtë takim punonjesit patën mundësinë të informohen më shumë mbi marrëdhëniet e punës, kontratën kolektive dhe zhvilluan diskutime të hapura mbi “kontratën e re kolektive” dhe kërkesat e tyre.