SHITJA E TELEKOM ALBANIA – PO PUNONJESIT?
Sindikata e Punonjesve të Poste-Telekomit Shqiptar u informua per shitjen nga kompania greke OTE, pjesë e grupit Deutsche Telekom, te aksioneve ne kompanine Telekom Albania tek kompania bullgare “Albania Telecom Invest AD”. Duke patur deri tani kontrollin e aksioneve, kompania OTE e ka menaxhuar kompaninë shqiptare Telekom Albania, e cila puneson 27 perqind te punonjesve ne sektorin e komunikimeve celulare ne Shqiperi.
Duke pare nje sektor komunikimeve celulare ne Shqiperi, si kudo perreth nesh dhe ne bote,ne ndryshim radikal dhe te vazhdueshem, veprimtaret e te cilit ndodhen perpara ndryshimeve vendimtare dhe nën presion të lartë, si dhe, sipas komunikimit zyrtar te kompanise OTE, kohen brenda gjysmës së parë të vitit 2019 qe shitja e Telekom Albania te përfundojë, pas lejes dhe miratimit nga autoritetet kompetente shqiptare, Sindikata e Punonjesve të Poste-Telekom Shqiperi u kerkon autoriteteve si me poshte:
1. Ministrise se Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencise dhe ne veçanti Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP), i cili është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike, qe te bejne publike negociatat dhe te sigurojne se plani i biznesit i kompanise bullgare “Albania Telecom Invest AD” do te ruaje vendet e punes aktuale ne kompanine Telekom Albania dhe nuk do te aplikoje shkurtime drastike te vendeve te punes, me justifikim futjen e teknologjive te reja;
2. Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin te Kuvendit te Shqiperise qe te mbikqyre me kujdes dhe rreptesisht keto negociata, per te mos lejuar cenimin e interesit publik, ne rradhe te pare te se ardhshmes se vendeve te punes ne kompanine Telekom Albania, si dhe te kerkoje pranimin nga kompania investuese “Albania Telecom Invest AD” realizimin e kontrates kolektive te punes me punonjesit e Telekom Albania, si nje garanci me shume per sigurimin e vendeve te punes.
Sindikata e Punonjesve të Poste-Telekom Shqiptar do te ndjeke kete proces nga afer dhe do te kunderveproje, ne rast te konstatimit te shkeljeve ndaj legjislacionit ekzistues shqiptar per te drejtat e punemarresve.
SINDIKATA E PUNONJESVE TE POSTE-TELEKOMIT SHQIPTAR