Takimi me perfaqesues te MIE!

Me date 27.11.2018, me kerkese te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise (MIE), z. Gentian Këri, ne mjediset e MIE nje perfaqesi e Sindikatës së Punonjesve te Post-Telekomit Shqiptar u takua me zj. Irena Malolli, drejtore e Politikave dhe Strategjive te Zhvillimit te Telekomunikacionit dhe Postave. Takimi zhvillohej ne reagim te shkreses se Sindikates me Nr. 39, dt. 05.11.2018, ku MIE informohej dhe i percillej Rezoluta e Konferences Nderkombetare me teme: “Zhvillimet globale ne sektorin e telekomunikacionit dhe sfidat për Shqipërinë“, organizuar Sindikata, në bashkëpunim fondacionin gjerman Friedrich Ebert, me 16 tetor 2018. MIE shprehu interes si pergjegjese publike per hartimin e politikave dhe programeve per zhvillimin e metejshem te sektorit.

Nga Sindikata, ndergjegjesuam perfaqesueset e MIE per sfidat e renies se mundshme te punesimit ne sektor(daljen ne mes te kater rrugeve te qindra e qindra punonjesve) nga rreziku i tkurrjes dhe deshtimit te kompanive te tekomunikacionit per t’u shndërruar në kompani dixhitale (digital telcos). Theksuam se, te mbeshtetur nga eksperte lokale dhe nga Fondacioni Friedrich Ebert dhe, ne keshillim me specialiste te Sindikates gjermane te Telekomunikacionit Ver.di, kemi marre persiper hartimin e nje strategjie alternative te sektorit 2019-2023, me theks ne politikat e riaftesimit te punonjesve te sektorit te telekomunikacionit, me qellim mos-humbjen e vendeve te punes. Krahas kesaj, me kete Strategji alternative, draftin e se ciles do ta diskutojme me partneret tane kombetare dhe nderkombetare ne tryeza pune, theksuam se duam te sensibilizojme veprimtaret publike dhe private te sektorit, per te mundesuar nje bashkepunim konkret, te frytshem dhe krijimin e sinergjise se domosdoshme per te perballuar sfidat shume te forta qe po kalon dhe do te kaloje ne te ardhmen afatmesme sektori i telekomunikacionit ne Shqiperi.

Perfaqesueset e MIE mirepriten idene e strategjise alternative te orientuar nga politikat e riaftesimit te punonjesve te sektorit, si dhe theksuan orientimet e strategjise ndersektoriale “Axhenda Dixhitale e Shqiperise 2015-2020”, te cilat duhet te inkuadrohen natyrshem dhe ne strategjine alternative. Ata theksuan se Sindikata eshte nje veprimtare dhe partnere e natyrshme e planit te veprimit per zbatimin e Strategjise “Axhenda Dixhitale e Shqiperise 2015-2020” ne fushen e telekomunikacionit. MIE mirepriti orientimin e strategjise alternative te Sindikates per t’u krijuar mundesi kompanive te sektorit te telekomunikacionit te ofronin sherbimet e tyre per masivizimin e produkteve te qeverisjes elektronike E-Government.

Nga Sindikata theksuam se, me perfundimin e draftit te pare te strategjise sone alternative ne dhjetor 2018, do ta ndajme ate me MIE per feedback dhe konsultime te metejshme, si dhe me partneret e tjere. Takimi i hapi rrugen nje korrespondence dhe bashkepunimi edhe me intensiv te Sindikates me MIE.