Aleanca OTU-One Telekom Union, mblidhet ne Tirane

Ne datat 14-15 Tetor 2018 ne Tirane u zhvillua mbledhja e sindikatave te Aleances OTU-One Telekom Union, me mbeshtetjen e fondacionit gjerman Friedrich Ebert Foundation Tirana dhe me pjesemarrjen e federates nderkombetare UNI Global Union dhe Sindikatave te telekomunikacionit pjese e kesaj aleance: Sindikates Gjermane Ver.di, Sindikates Austriake, Sindikates Greke, Sindikates Rumune, Sindikates Hungareze, Sindikates Kroate, Sindikates Malazeze, Sindikates Polake, Keshillit Europian te Punetoreve (EWC) dhe Sindikata e Punonjesve Poste-Telekomit Shqiptar SPPT. Ne kete mbledhje u diskutua

mbi zhvillimet e fundit te Grupit Deutsche Telekom dhe nje sere ceshtjesh mbi sektorin e telekomunikacionit. Ne diten e dyte te takimit moren pjese dhe dy perfaqesues te burimeve njerezore te Deutsche Telekom,te cilet ben nje prezantim te planeve te politikave te burimeve njerezore qe pritet te ndodhin.Gjithashtu, ata ndane me OTU-ne planin e riaftesimit te punonjesve. Pas diskutimeve qe u zhvilluan me perfaqesuesit e kompanise per te arritur ne nje deklarate te perbashket,nuk u ra dakord ne disa pika te kesaj deklarate,prandaj u vendos qe kjo deklarate te rishikohet edhe njehere nga ana e Deutsche Telekom si dhe Kryesia e Aleances se OTU-se. Kjo mbledhje i parapriu konferences se sektorit te Telekomunikacionit qe do u zhvillua ne daten 16 Tetor 2018 ne Tirane, ne mjediset e Hotel Rogner.

Me poshte ndodhet linku i Deklarates per shtyp te OTU-se.

http://www.sindikata.net/wp-content/uploads/2018/10/Deklarate-e-OTU-se-Tirana-AL_EN.pdf