Pikërisht në datën 10/12/2015, në ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut me qindra punonjës të Albtelecom i janë bashkuar fushatës sensibilizuese, për ndryshimin eorarit të punës pas firmosjes së një peticioni për largiminnga vendi i punës në orën 16:30 duke evituar kështuorët e rënduara në trafik. Mos marrja parasysh nga kompania e kërkesës së punonjësve dhe shqetësimi në rritje i punonjësve, bëri që sindikata të ndërhynte me veprime konkrete. Të gjithë punonjesit nën organizimin e Sindikatës vendosën të mbanin në bluzat e tyre për një ditë etiketa sensibilizuese me slloganin FIX-IT 16:30K dhe një zëri kerkuan edhe njëherë ndryshim dhe largim më herët nga puna. Ky veprim kolektiv bëri që punëdhënësi, tëreflektonte dhe të bisedonte me Sindikatën për ndryshimine orarit sipas kërkesës së punonjësve. Të gjithë punonjësit arritën të kuptojnë se vetem të gjithë sëbashku bëhen më të fuqishëm dhe luftojmë për të plotësuar kërkesat dhe të drejtat tona!