Rrjeti Ballkanik i Sigurisë e Shëndetit në Punë, BALcanOSH.net, zbatues i projektit IPA të Bashkimit Europian për “Rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e rolit të Organizatave të Shoqërisë Civile rajonale,për përmirësimin e kushteve të punës dhe dialogut të punës me institucionet publike” ka zhvilluar një trajnim të fokusuar në standartet bazë të sigurisë dhe shëndetit në punë, lobim dhe avokim për kushtet e punës, përfaqësim dhe bashkëpunim midis institucioneve publike, sindikatave, organizatave të shoqërisë civile, organizatave të medias dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm, që operojnë në fushen e sigurisë dhe shëndetit në punë. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe sindikata e punonjësve të postë-telekomit Shqiptar e përfaqësuar nga kryetari i saj z. Renato Mucaj.
Qëllimi i këtij aktiviteti organizuar nën kujdesin e zyrës lokale në Tiranë, AOSHC ishte njohja dhe vendosja e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit midis aktorëve kryesor që operojnë në fushën e sigurisë e shëndetit në punë, për të lehtësuar shkëmbimin e ideve, njohurive dheeksperiencave në nivel kombëtar dhe rajonal. Identifikimi i nevojave, mangësive dhe problemeveqë hasen në përfshirjen e gjithë aktorëve për hartimin e politikave që rrisin partneritetin në vendim-marrje dhe inkurajojnë dialogun me institucionet publike. Rrugët efikase për përmirësimin e tyrenë nivel kombëtar dhe rajonal. Diskutim mbi mënyrat e rritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e praktikave profesionale të sigurisë e shëndetit në punë dhe roli i medias në monitorimin dhe promovimin e tyre. Bashkëpunimi midis organizatave rajonale dhe mediave në rajonin IPA. PROGRAMI I TRAJNIMIT 3 ditor 14-16 Nëntor 2017 ishte i larmishëm, ku ndër temat kryesore të cilat u trajtuan ishin :
Projekti IPA – idetë, qëllimet, rezultatet dhe qëndrueshmëria;
Direktiva 89/391 /KEE Strategjia Europiane 2014 – 2020;
Bazat e SSHP (ligjet, VKM, rregulloret, organizimi, sistemet e menaxhimit të SSHP, të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësve dhe punonjësve, rrisqet dhe rreziqet në vendin e punës) -Legjislacioni kombëtar;
• Dialogu social – koncepti dhe praktika ;
• SSHP dhe Shoqëria Civile;
• Krijimi i një rrjeti të OSHC-ve dhe përmirësimi i tyre;
• Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale(Investigimi dhe raportimi);• Marëdhëniet me publikun / Mediat për Organizatat Qytetare
(komunikimi – bashkëpunimi – partneriteti) ;
• Ndërtimi dhe forcimi i rrjeteve të OSHC-ve, lobimi dhe avokimi;
• Parimet kryesore për marëdhëniet me publikun dhe komunikimi i aktorëve;• Bazat e planifikimit strategjik, lobimi dhe avokimi;
• Fushata e ndërgjegjësimit – “S’ka kohë për të humbur”;
• Fushata e ndërgjegjësimit – “Vende pune të shëndetshme për cdo moshë”;
Në këtë trajnim merrnin pjesë lektor të huaj dhe vendas Karoli Gregori – Ekspert ILO, Eda Beqiri-Eksperte, Entela Hysenllari, Mario Velkoviç – Expert, Bojan Kordalov, Malcolm McIntyre-Ekspert IOSH dhe Tim Dragesta – ЕU ОSHА Expert.