Në vijim të strategjisë së përcaktuar në takimin midis SPPTSH, Ver.di dhe UniGlobal Union për të konkretizuar organizimin e punonjësve të Telekom Albania në Sindikatë është ndërrmarë hapi i parë i planit të veprimit duke nisur me informimin e punonjësve për Sindikatat.
Për të konkretizuar këtë qëllim dhe në pamundësi për të ushtruar një komunikim të drejtëpërdrejtë me punonjësit është zgjedhur pikërisht data 21 Dhjetor 2017 kur kompania Telekom Albania kishte organizuar mbrëmjen e fundvitit në Hotel Rogner. Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar ka shfrytëzuar këtë moment për të shpërndarë kartolinat për të gjithë punonjësit në hyrjen e hotelit ku ishte organizuar mbrëmja festive. Me anë të kësaj kartoline përfaqësuesit e sindikatës kanë dashur t’i urojnë punonjësve një vit të mbarë dhe t’ju kujtojnë se askush nuk mund t’ua mohoj të drejtën për tu organizuar në sindikatë.
Përfaqësuesit e SPPTSH-së janë të vendosur si pjesë e aleancës OTU në organizimin e punonjësve të Telekom Albania në sindikatë, të cilët janë të vetmit pjesë e grupit të Deutsche Telekomit në Europë që nuk kanë një organizim sindikal. SPPTSH po vazhdon komunikimin me kompaninë në mënyrë që të bind drejtuesit e saj për të nisur një dialog social midis palëve dhe bashkarisht për të evindetuar nevojat e punonjësve.