TRAJNIM ne sektorin e CALL CENTER

Albanian Business Services Association në bashkëpunim me Sindikata e Punonjesve Poste-Telekomit Shqiptar SPPT dhe me Friedrich Ebert Foundation Tirana organizoi trajnimin “Përfaqësimi i interesave të punëmarrësve në kompanitë Call Center” për kompaninë UnitCenter Shpk Tiranë, në ambientet e Hotel Doro City-Tirana Albania. Ky trajnim kishte si qëllim informimin e punonjësve të kësaj industrie mbi mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve të punës mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Gjithashtu u hodhën propozimet për krijimin e sindikatës së Call Center-ave.