1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punës

May Day 2018 – Kur fituesi i çmimit Nobel ekonomisti Joseph Stiglitz u pyet se si Australia kishte mbajtur një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë se Shtetet e Bashkuara, ai u përgjigje me një fjalë “Sindikatat”.

1 Maj, është dita për të kujtuar të gjitha betejat e vështira që lëvizja punëtore ka fituar. Nga pagat e drejta, për pensionet, për pagën gjatë pushimeve, lejen e lindjes e shumë të tjera. Sindikatat e kanë bërë jetën më të mirë për njerëzit që punojnë. Por tani përsëri duhet të përballen me urgjencën e sfidave të mëdha që shtrihen përpara.

Lëvizja e punës ka qenë e paralajmëruar për dekada në lidhje me rreziqet e pabarazisë. Pushteti i përqëndruar në duart e një pakice pengon rritjen tonë ekonomike, kërcënon demokracinë dhe paqen. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, dhe nuk ka drejtësi pa paqe. Si mund bota të jetë në paqe, kur gjysma e pasurisë së botës zotrohet vetem nga 1% e saj? Që nga kriza financiare e vitit 2008, hendeku në pasuri është zgjeruar akoma më shumë në të gjithë botën. Pjesa e të ardhurave të punëtorëve ka arritur nivelin e tij më të ulët në vitin 2008, dhe ajo nuk ka treguar shenja të rimëkëmbjes. Ndërkohë, të pasurit vazhdojnë të thithin më shumë se pjesën e tyre të drejtë. Megjithatë, diçka po ndryshon – në SHBA ka pasur 260.000 anëtarë të rinj të antarësuar në sindikata në 2017, dhe 76% e kësaj rritjeje i atribuohet punëtorëve të rinj.

Teknologjia është një shpresë për të bërë barazi, por avancimet në teknologji i kanë përfituar në mënyrë të pabarabartë një grup i ngusht i elitave, dhe kjo përçarje do të vazhdojë të rritet nëse nuk veprojmë tani. Bizneset duhet të rizbulojnë qëllimin e tyre social. Lidhja midis punëve të mira dhe paqes është i qartë: kjo është një botë që financon armët dhe nënvlereson paqen. Si rezultat i kësaj shoqëritë, po bëhen më të pasigurta dhe më të pabarabarta.

Në fillim të shekullit të 19-të, sindikatat u organizuan për tju dhënë punëtorëve një zë që oligarket e babëzitur nuk mund ti shfrytëzonin ata. Në vitin 2018, funksioni kryesor i sindikatave mbetet kryesisht i njëjtë. E drejta për marrëveshje kolektive dhe për t’u bashkuar me një sindikate ka qenë nën sulmin e tyre për dekada të tëra. Pa sindikatat, shoqëritë tona në mbarë botën janë bërë më të paekuilibruara, të pabarabarta, dhe te padrejta. Ne jemi zëri i njerëzve që punojnë kundër rritjes së vazhdueshme të lakmisë së korporatave.

Rritja e anëtarësimit në Sindikata mund të sigurojë që vendet e reja te punes të krijuara nga teknologjite e reja te jenë të mbrojtura. Arsyet për t’u bashkuar me një sindikate janë të shumta – punëtorët në sindikata kane fituar paga më të larta, kanë më shumë siguri të punës dhe një ekuilibër punë-jetë më fleksibël.

Kur fituesi i çmimit Nobel ekonomisti Joseph Stiglitz u pyet se si Australia kishte mbajtur një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë se Shtetet e Bashkuara, ai u përgjigje me një fjalë “Sindikatat”.

Sindikatat mund të jenë përqeshur në disa qarqe si anakronike por ne jemi një pjesë thelbësore në formimin e një të ardhme më të drejtë për të gjithë punëtorët në mbarë botën.

1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punës – me shume paqe, drejtësi, demokraci, barazi dhe punë të denjë.