SEMINAR MBI ORGANIZIMIN E SINDIKATES

28-29 Prill 2018, (Diten e Shtune, e Diel) SPPTSH ne bashkepunim me Qendren e Solidaritetit te Konfederates Amerikane AFL-CIO ka zhvilluar seminar me teme mbi organizimin e fushatave. Ne kete seminar merrnin pjese perfaqesues te Sindikates se Punonjesve te Poste-Telekomit Shqiptar dhe perfaqesues se Sindikates se Telekomit te Kosoves FSP-PTK. Z. Laurie Clements, gjate seminarit solli eksperiencen Amerikane ne lidhje me “Fushatat”, si mund te organizohen ato dhe si mund te perfshihen sa me shume punonjesit ne keto levizje kolektive. Ky trajnim 2- ditor ishte nje mundesi shume e mire per te dy sindikatat qe te ndanin eksperiencat e tyre dhe te mesonin me shume per aplikimin e ketyre metodologjive ne veprimtarine e sindikatave. Nje falenderim te vecante te gjithe perfaqesuesve te sindikates qe dhe kete here sakrifikuan fundjaven e tyre duke kontribuar per levizjen sindikale.