Sindikata e Punonjësve Postë-Telekom më 26 Shkurt 2016, në ambjentet e Muzeut Kombëtar organizoj me rastin e 25 Vjetorit të themelimit të saj, nje ceremoni madhështore ku merrnin pjesë shumë delegacione te huaja, personalitete të larta të vendit, perfaqësues të kompanisë, organizata partnere, punonjes te kompanive te tjera telefonike, ish Drejtues te SPPT-se, dhe nje numer i larte punonjesish dhe ish punonjesish te Albtelecom dhe Makhes. Te ftuarit kryesore qe mbajten dhe fjalen e tyre pershendetese ne ceremonine e 25 vjetorit ishte Ministrja e Inovacionit dhe administrates Publike znj. Milena Harito, perfaqesuesi i qendres se Solidaritetit te Konfederates Amerikane AFL-CIO, z. Laurie Clements, perfaqesues te Kompanive Albtelecom dhe Makhes, presidenti i BSPSH-se z. Gezim Kalaja, perfaqesuesi i Sindikatws së Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës z. Ajet Ahmeti, presidentja e organizates Women Democracy Network Znj. Blerta Balilaj, presidenti i nderit të SPPT-se z. Shpëtim Vojka, perfaqesuesi i Fondacionit Gjerman FES, Z. Genci Lamllari, presidentja e Qendrës Shqiptare për Sigurinë e Shëndetin në Punë Znj. Frosina Gjino, ish Drejtues te SPPT-se, gjithashtu edhe partnere te tjere ndërkombëtar që përshëndete ceremonin me anë të video mesazheve.
Ceremonia u hap me nje film te shkurter historik, ku te gjithe te pranishmit ndoqen me interes zhvillimet kryesore te sindikates ne vite. Me pas fjalen e mori, Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Publike znj. Milena Harito, shprehu falenderimin e saj per sindikaten tone qe ka arritur te perfaqesoj me dinjitet punonjeset ne pune duke qe ne nje shembull ne shoqerine Shqiptare. Gjithashtu, ajo nenvizoj rendesine qe ky sektor ka ne ekonomine e vendit por dhe ne jeten e te gjithe qytetareve. Per kete arsye znj. Harito, i beri thirrje sindikatës që të shikoj me seriozitet zgjerimin e perfaqesimit në të gjithë sektorin e telekomunikacionit duke u munduar keshtu te rrise standartet e punes ne kete sektor. Ajo shprehu vullneti per te mbeshteur zgjerimin e sindikates brenda sektorit te Telekomunikacionit duke perfshire edhe operatoret e tjere te vendit.
Ne emer te kompanise Albtelecom, pershendeti z.Indit Daci, i cili percolli mesazhin e Drejtuesve te Kompanise, qe vlersojne ne maksimum punonjesit dhe bashkepunimin e deri tanishem me Sindikaten. Punedhenesi Albtelecom eshte krenar qe ne kompani e drejta e punonjesit kerkohet nepermjet sindikates dhe kontrates kolektive duke respektuar keshtu Kodin e Punes dhe standartet qe te gjithe kompanite e medha duhet te respektojne.
Ceremonine e pershendeti edhe presidenti i BSPSH-se z. Gezim Kalaja. Ne fjalen e tij z. Kalaja uroj Sindikaten e Punonjesve te Poste-Telekomit dhe vlersoj bashkepunimin me kete Sindikate. Ai nenvizoj faktin se kjo eshte nder sindikatat e para te krijuara mbas renies se sistemit komunist edhe eshte nje nga bashkethemelueset e Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise.
Sekretaria e Pergjithshme e Sindikates znj.Andiola Dhembi, pershendeti ceremonine me nje fjale pershendetese ku nder te tjera foli per marredheniet e mira midis punedhenesit dhe punemarresve, dhe perpjeket e sindikates per te mbajtur nje standart te larte ne keto marredhenie. Me pas fjalen e mori znj. Blerta Balilaj nga organizata Women Democracy Network, e cila pasi pershendeti sindikaten per aktivitetin e saj ne keto vite, vlersoj bashkepunimin dhe ndihmen e dhene nga organizata Women Democracy Network per trajnimin e lidershipit te SPPT-se. Ajo u shpreh se ka pasur kenaqesine te bashkepunoj me SPPT dhe se ky bashkepunim i frytshem do te vazhdoj edhe ne te ardhmen ndermjet te dy organizatave. Te njejtin vlersim shprehu edhe presidentja e Albanian Occupational Safety and Health Center (AOSHC) znj. Forsina Gjino. Ajo u shpreh se ka pasur fatin të bashkëpunoj me kete Sindikate si fillim ne nje projekt te perbashket me federaten nderkombetare UNIGlobal Union edhe me pas me qendren AOSHC ku SPPT ka qene e pranishme ne cdo aktivitet te organizuar per sigurine dhe shendetin ne pune.
Nga Sindikatës e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës ceremonine e 25 vjetori e pershendeti z. Ajet Ahmeti. Ne fjalen e tij z. Ahmeti vlersoj marredheniet vllazerore midis te dyja sindikatave dhe iniciativen e kryetareve per te firmosur nje memorandum bashkepunimi midis te dyja sindikatave.
Kryetari z. Renato Mucaj, nuk kishte harruar te ftonte ne kete 25 vjetor edhe drejtues te meparshem te SPPT-se, te cilet pershendeten ceromine. Z. Vojka ne cilesine edhe te presidentit te nderit pasi pershendeti ceremonine i uroj sindikates suksese te metejshme ne punen e saj. Nje risi ishte edhe pershendetja e nje nga ish drejtuesve te SPPT-se me ane te nje video mesazhit nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Z. Aleksander Miraj, shprehu vlersimet me te larta per sindikaten dhe z. Mucaj per kete mundesi te krijuar per te pershendetur ne ceremonine e 25 vjetorit te Sindikates.
Nje tjeter pershendetje me ane te video mesazhit ishte derguar edhe nga Federata nderkombetare UNIGlobal Union. Drejtuesi i departamentit te telekomunikacionit z. Alan Tate, uroj sindikaten per kete 25 vjetor edhe shprehu vlersimet me te larta per aktivitetin e kesaj sindikate ne keto vite. Ai u shpreh u lumtur qe SPPT eshte pjese e UNIGlobal dhe konfirmoj edhe njeher mbeshtetjen e nderkombetareve per Sindikaten e Punonjësve Postë-Telekom.
I ftuar kryesor ne kete ceremoni ishte dhe drejtori rajonal i qendres se solidaritetit te Konfederates Amerikane AFL-CIO z. Laurie Clements. Ai mbajti nje fjalim te zgjarte dhe elektrizues per te gjithe pranishmit ne salle. Z. Clements vlersoj shpirtin rinor te kesaj sindikate dhe kerkoj nga drejtuesit ta ruajne kete rini edhe enerigji qe e karakterizon kete sindikate. Gjithashtu ai beri thirrje qe sindikata te luftoj me dinamizem per te drejtat e punonjesve dhe per zgjidhen e problematikave te tyre. Ne fjalen e tij z. Clements konfirmoj edhe njeher mbeshtetjen e Qendres se Solidaritetit per sindikaten e SPPT-se qe ajo te rritet dhe te behet nje sindikate me peshe dhe nje shembull ne Shqiperi. Ne fund te ceremonies z. Laurie Clements ju dha edhe nje certifikate mirenjohje per ndihmen qe ka dhene qendra e Solidaritetit per SPPT-ne.
Kryetari Sindikates, ne fjalen e rastit beri nje analize te punes se sindikates gjate ketyre 25 viteve edhe punen qe eshte bere vitet e fundit per te ndryshuar imazhin e Sindikates. Gjate fjales se tij, Kryetari falenderoj te gjithe pjesmarresit dhe partneret te cilet e kane ndihmuar SPPT-ne keto vite. Ne fjalimin e tij kryetari nder te tjera u shpreh se der te tjera mund te gjeni pjese nga f
“Jam shume i lumtur t`ju falenderoj te gjitheve per pjesemarrjen tuaj ne ceremonin e 25 vjetorit te sindikates se punonjesve Post-Telekom, Po jam akoma me i lumtur qe sot ne kete salle ndodhen dhe shume shok,miq, dashamires apo familjare te kolegeve tane, te cilet ndofta per here te pare sot kane degjuar te flitet per sindikatat, per perpjekjet qe behen per tejkalimin e sfidave apo per sukseset qe keto sindikata kane arritur per punonjesit e tyre. Prandaj ndihem i lumtur qe shume nga ata, kur te largohen nga ketu do te kene me shume informacion mbi sindikatat dhe jam i sigurt qe keto informacione do ti krahasojne me kushtet e vendeve te tyre te punes , duke analizuar akoma me mire nevojen qe mund te kene per te qene te organizuar ne nje Sindikate e cila mund ti ndihmoje te ndryshojne thellesisht ambjentin ku punojne.
Sot mbushen plot cerek shekulli qe nga themelimi i Sindikatessone ne Shkurt te vitit 1991. Te gjithe sindikatat e pavarura qe me vone u organizuan ne gjirin e BSPSH-se u bene njesh me popullin per te rrezuar rregjimin qe kishte arritur ne gramat e fundit te tij.
Prandaj dua te falenderoj dhe te vleresoje punen qe kane bere te gjithe ata koleget te cilet kane drejtuar me perpara sindikaten e punonjesve poste-telekom. Jane ata kolege qe 25 vjet me pare e themeluan kete sindikate si nevoje per te bashkuar dhe organizuar te gjithe punonjesit PTT-se, pavaresisht nga etnia, profesioni, gjinia, bindja politike apo besimi i tyre fetare.
Zgjedhja e një femre si kryetare e parë e sindikatës, tregon vlerat e larta që kjo sindikat ka percjellë që në fillimet e saj duke qenë një shembull i demokracisë së brendshme dhe respektimit të barazisë gjinore. Parime te cilat ne i trashegojme edhe sot, kuperfaqesimi i grave dhe vajzave eshte mbi 35 %. Shume nga pozicionet kryesore u jane besuar ketyre vajzave dhe grave te sindikates sone. Gjatë këtyre 25 viteve sfidat kanë qënë të vështira për drejtuesit e kësaj sindikate si në sektorin publik ashtu edhe pas privatizimit të Albtelecom. Por pavaresisht, SPPT ka arritur te siguroj mbrojte per te gjithe punonjesit qe perfaqeson, duke siguar elementin kryesor qe eshte firmosja e kontratave kolektive, si me Albtelecom, me Posten Shqiptare dhe se fundmi me nenkontraktorin Makhes.
Kryetari u ndal edhe te organizimi i ri i Sindikates e cila ka dhene efektet e saj ne punen e perditshme:
“Aplikimi i nje organizimi te ri perendimor me “shop Steward”, pra me perfaqesues pergjegjes per cdo seksion filloj te jepte rezultatet e para duke rritur konsiderueshem numërin e anëtarëve.Kjo strukturë na dha mundësinë të informoheshim direkt për shqetësimet, sygjerimet apo pritshmëritë e punonjësve për sindikatën. Ne analizen e vazhdueshme qe kemi bere per te moderinizuar sindikaten, këshilli i ri kombëtar i dalë paskongresit të VI-të në mbledhjet e tij periodike vendosi të ndërmarrë aktivitete të ndryshme për të sensibilizuar punonjësit qe te anëtarësohen në sindikatë. Gjithashtu, këto aktivitete u përdorën edhe për të rigjallëruar anëtarësinë aktuale e cila nuk kishte informacionin e duhur mbi veprimtarinë e sindikatës.Informimi i vazhdueshëm dhe pjesëmarrja e tyre në këto aktivitete ka rikthyer sot ndjeshëm besimin e tyre në sindikatë.
Një element tjetër të cilit i është kushtuar rëndësi ka qenë edhe rritja e kapaciteteve të përfaqesuesve të sindikates. Në mjedisin e sotëm ne të cilin sindikata jonë operon është shumë e rëndësishme që në tavolinat e diskutimit përfaqësuesit tanë të jenë tepër të përgatitur për të negociuar lidhur me problematikat që mund të përballen. Edukimi i tyre me metoda perendimore nga partnerët e huaj si UNI Global Union dhe Solidarity Center (AFL-CIO – Sindikata Amerikane) ka rritur ndjeshëm aftësitë e perfaqesuesve të seksioneve për t’u shërbyer më mirë nevojave të punonjësve.
Nje pjese tjeter ne fjalen e Kryetarit te Sindikates, i ishte dedikuar dhe te ardhmes se Sindikate dhe pikave kryesore te planit strategjik.
“Pasja e një plani strategjik të mirfilltë na ndihmon për të tejkaluar të gjitha sfidat me te cilat perballet sindikata sot. Në hartimin e këtij plani strategjik kemi patur parasysh qëtë fokusohemi në:
– forcimin e sindikatës duke rritur numrin e anëtarëve
– në krijimin e një klime demokratike në organizatë
– në rritjen e transparencës mbi aktivitetin sindikal
– në rritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të sindikatës
– në rritjen e informimit të anëtarëve mbi veprimtarinë.
– në zgjerimin e sindikatës në nivel sectorial.
Me anë të këtij plani strategjik synohet t’i jepet SPPT-së dhe anëtarëve të saj shanci që të jenë një shembull në lëvizjen sindikaliste në Shqipëri. Ne jemi të angazhuar që të plotësojmë cdo pikë të këtij plani për të shtyrë këtë lëvizje si brenda edhe jashtë kompanisë ku me qindra punonjës janë ende të paorganizuar dhe të pambrojtur ndaj punëdhënësit. Ne kete rruge ne nuk jemi vetem. Jane partneret tane kryesore qe kane dhene nje ndihmese te madhe ne keto dy vite te fundit, UNI dhe Solidarity, qe jane angazhuar per te rritur kapacitet tona sindikale, dhe ne bashkepunim me ta po hartohet edhe ky plan strategjik qe do ta coje me shume perpara punen tone.
Ne mbylljen e fjales te tij z. Mucaj percolli mesazhin e meposhte per te gjithe punonjesit:
“Dua te falenderoj te gjithe ju qe ishit sot ketu, vecanerishte te ftuarit, te cilet paten durimin te na degjonin deri ne fund. Dua te falenderoj te gjithe stafin e sindikates qe punuan per te arritur kete event, dhe treguan edhe njeher si sindikalist se vetem nese veprojme te gjithe bashke mund te bejme gjera te bukura dhe te verteta. Ashtu sic besoj thellesishte se te gjithe nga kjo salle do te largohen me nje fjali “ Une besoj ne Sindikate” – sepse jo vetem ne historine e shqiperise por ne historine e gjithe sindikalizmit ne mbare boten, gjerat qe sot i shohim te arritura, i kane arritur sindikatat , gjera qe sot i marrim te mireqena si 40 ore pune ne jave, pagesat e per oret jashte orarit, sigurimet shendetesore, leje e zakonshme e paguar deri ne hartimin e kodit te punes kane qene te gjitha luftra te sindikateve ne te gjithe boten.
Të gjithë punonjësit duhet të kuptojnë se asnjeherë nuk do të na i japin të drejtat tona në rast se nuk luftojmë të gjithë bashkarisht për to. Cdo punëdhënës pavaresishte marrdhenies se mire dhe bashkepunimit qe ne kemi me Albtelecom dhe Makhes sot, është i predispozuar mos të lëshojë nga pushteti i tij dhe ta përdori atë në maksimum për të shfrytëzuar punëmarrësin në cdo moment që i jepet mundesia. Prandaj të gjithë duhet ta kenë të qartë që në këtë përballje duhet të mbeshtetemi tek njeri-tjetri dhe i vetmi mjet për të arritur zgjidhjen e suksesshme të këtyre problemeve eshte sindikata.
Duke patur besimin se bashkarisht do të vazhdojmë të kontribojmë në rritjen dhe forcimin e sindikatës, dua t’i uroj sindikatës sonë në këtë 25 vjetor edhe shumë vite të tjera të suksesshme në shërbim të punonjësve!”
Me pas Ceremonia e 25 vjetorit të Sindikatës së Punonjësve Postë-Telekom vazhdoi me kokteilin qe ishte shtruar per te gjithe pjesemarresit.