Për arsye se legjislacioni i punës është, gjithmonë, në zhvillim e sipër dhe duhet të përshtatet me kushtet e botës së punës, edhe në kontekstin e një integrimi në BE, është e domosdoshme të jesh i familjarizuar me të rejat e fundit, nëse duhen mbrojtur ose kërkuar interesat vetjake ose të të tjerëve. Prandaj, ky manual do të shërbejë si mjet pune në jetën e përditshme, i cili duhet mbajtur, gjithnjë, me vete dhe jo të vendoset në raftin e librave, përkundrazi, të jetë një këshillues i përditshëm.