Në kuadër të aleancës të Deutsche Telekomit OTU (One Telekom Union) për organizimin e sindikatës në Telekom Albania, Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar ne partneritet me sindikaten Gjermane Ver.di,mbështetur edhe nga Fondacioni Gjerman FES, në datat 4-8 Qershor 2018 ka zhvilluar një vizite ne Berlin me qellim lobimin dhe ndergjegjesimin e te gjitha paleve per problemet qe Sindikata jone ka hasur ne perpjekjet per zhvillimin e nje dialogu social te shendetshem. Në këtë vizite ne daten 4 Qershor Kryetari i SPPTSH-se eshte takuar me anetarin e Bordit drejtues te Deutsche Telekom AG per Europen z. Srini Gopalan ne Bonn, Gjermani . Ky takim i ndermjetesuar nga Kryetari i Sindikates Gjermane te telekomunikacionit z. Lothar Schroder u zhvillua ne nje klime teper miqesore, ku z. Gopalan ju be nje pasqyrim i te gjithe zhvillimeve qe Sindikata jone ka pasur me menaxhimin lokal ne Tirane.
Z. Gopalan u informua edhe per takimet e zhvilluara midis Sindikates dhe Menaxhmentit te Telekom Albania si dhe per fushatat e nderrmara nga sindikata jone per shperndarjen e broshurave informative ne lidhje me te drejtat e punonjesve per tu organizuar ne sindikate. Pavaresisht ketyre takimeve midis paleve Kryetari i SPPTSH-se i shprehu shqetesimin e tij z. Gopalan se akoma ka tendenca per mos lejimin e organizimitit te lirshem te punonjesve dhe se dialogu social nuk eshte ne piken ku ne si pale do te deshironim te ishte. Z. Mucaj i kerkoj z. Gopalan qe me autoritetin e tij te nderhyj, jo per favorizime por per nxitje te metejshme te menaxhimit ne Tirane per zhvillimin e nje dialogu social te sinqerte dhe per ruajtjen e neutralitetit dhe mos pengimit të aktiviteteve te sindikates, te cilat kane si qellim informimin e punonjesve dhe ne vazhdim duhet te jene vet ata te cilet do te vendosin nese duan apo jo që ti bashkohen sindikates. Z. Mucaj gjithashtu e njohu z. Gopalan edhe me iniciativen qe SPPTSH ka nderrmarr per organizimin e nje konference mbi sektorin e telekomunikacionit me operatoret Albtelecom, Telekom Albania,Vodafone Albania dhe operator te tjere kombetar ku do diskutohet per sfidat dhe ndryshimet qe priten ta prekin kete sektor si ne zhvillimet teknologjike ashtu edhe ne vendet e punes. Ne perfundim te takimit z. Gopalan dhe Drejtoresha e Burimeve njerezore per Europen znj. Eva Somorjai rane dakort qe te komunikojne serish me menaxhimin ne Tirane te Telekom Albania, per te nxitur dialogun social qe edhe pse ka pasur disa zhvillime nuk ka arritur akoma rezultatet dhe nivelin e duhur. Znj. Somorjai gjithashtu cilesoi konferencen e sektorit si nje moment shume te mire,te cilin drejtuesit e Telekom Albania mund ta shfrytezojne per zhvillimin e metejshem te dialogut social midis paleve.