Në vijim të vizitës me qellim lobimin dhe ndergjegjesimin e te gjitha paleve per veshtiresite qe Sindikata jone ka hasur ne perpjekje per zhvillimin e nje dialogu social te shendetshem për organizimin e sindikatës në Telekom Albania, jane zhvilluar disa takime me Deputet te Partive te ndryshme te Parlamentit Gjerman, si Partia SOCIAL DEMOKRATE E GJERMANISE (SPD) , Partia Dei Linke, ( E majta) Partia Die Grünen ( Te gjelberit).
Takimi i pare u zhvillua ne zyrat Bundestagut me Deputeten e Partise Sociale Demokrate znj. Leni Breymaier. Mbasi u njoh me te gjithe aktivitetin e sindikates sone dhe veshtiresite qe kemi hasur me degen Deutsche Telekom ne Shqiperi, znj. Breymaier premtoj se do te mbeshteste nismen e Sindikates per te organizuar sektorin e telekomunikacionit dhe do te sensibilizonte te gjithe koleget e asaj ne Parti per ate qe po ndodh ne degen e Deutsche Telekom ne Shqiperi. Znj. Leni Breymaier shperndahu ne faqen e saj zyrtare ne Facebook edhe foton nga takimi i zhvilluar me perfaqesuesit e SPPTSH-se.
Deputeti i Partise se Majte z.Pascal Meiser ne takimin me SPPTSH-ne u shpreh se eshte e pa pranusheme qe kompania Deutsche Telekom te eci me dy standarte , ajo duhet te unfikohet sipas vlerave te T-mobile Gjerman. Z. Meiser premtoj se do te preke opinionin publik e politik ne seancat plenare pasi 1/3 e aksioneve eshte shtetrore dhe nuk mund te lejohet qe kompani gjermane te kene standarte dhe parime te tilla. Nese do te jete e nevojshme z. Meiser premtoj te therrase nje interpelance per kete ceshtje. Ai gjithashtu pasqyroj kete problem edhe ne faqen e tij zyrtare ne facebook.
Deputetja e partise se Gjelber, Znj. Beate Muller-Gemmeke ne takim me SPPTSH, tha qe nuk eshte shume e suprizuar pasi eshte perfshire me perpara ne problemet qe Deutshce Telekom ka ne Amerike ku ka udhetuar ne SHBA per te mbeshtetur Sindikaten atje. Ajo u shpreh e gatshme te ngreh zerin edhe per problemet ne Shqiperi si brenda partise se saj por edhe ne parlamentin gjerman. Ajo tha se pervec interpelnaces me Ministrin perkates do ti drejtonte nje leter autoriteteve shqiptare dhe kompanise mbi problemetikat per zhvillimin e dialogut social. Ndersa ne zyrat e SPD-se perfaqesuesit e sindikates u priten nga z. Jan Brahmst referent per sindikatat dhe marrdheniet e punes. Mbasi u njoh me situaten z. Brahmst beri dhe nje pershkrim te situates ne Gjermani dhe te partise SPD-se dhe marredheniet e gjate qe ata kane me sindikatat pasi Partia SPD ne thelb eshte nje parti qe perfaqeson punetoret. Ai u shpreh i gatshem per te ndikuar dhe ne politiken Shqiptare duke i percjell keto informacione prane departamentit te marredhenieve me jashte.
Nje takim i perzemert u zhvillua me z.Martin Guttler perfaqesuesin e fondacionit Gjerman Friedrisch Ebert Stiftung ne Berlin, te cilin e falenderuam per bashkepunimin qe fondacioni ka pasur me Sindikaten tone. Z. Guttler u shpreh se eshte i kenaqur qe shikon nje sindikat aktive dhe se i uron fat per suksese te tjera ne te ardhmen SPPTSH-se.
Takime te tjera me rendesi ne kuader te vizites lobuese u zhvilluan edhe me Konfederaten Gjermane DGB ku u ndalem kryesisht te menyra e funksionimit te kesaj Konfederate por edhe te situata ne Shqiperi e kryesisht te funksionimi i Sindikatave dhe Konfederatave. Me pas ka pasur takime te ndryshme ne zyrat e sindikates Gjermane Ver.dit me perfaqesues te Keshillave te Puntoreve, me departamentin e medias, me departamentin e punes se mire, me departamentin e rinise dhe me Kryetarin e Sindikates se Telekomunikacionit z. Lothar Schroder. Me pas takimet kane vazhduar me grupin e punes kryesuar nga Z. Ado Wilhelm ku eshte folur gjate dhe eshte rene dakord per adoptimin e nje plani te ri veprimi per organizimin e sindikates ne Telekom Albania. Takimi eshte mbyllur me diskutimin mbi konferencen e telekomunikacionit qe do te zhvillohet ne Tetor dhe mbi partneritetin me Sindikaten Gjermane Ver.di.