Njoftim-Seminar

Pershendetje,

Sindikata e Punonjësve të Post-Telekomit Shqiptar, të Shtunën më 4 Nentor 2017, në mjediset e “Hotel Doro City”, në Tiranë,  (pranë Institutit të Fiskulturës, Zogu zi) organizon një takim trajnues për të gjithë punonjësit e Seksioneve ALB-4 (Administrat) dhe Seksionit ALB 5  (Finance). Takimi  zhvillohet nga ora 9:30 – 12:30.

Në ketë trajnim specialisti i marredhënieve të punës av. Ledio Milkani do të japë informacion në lidhje me Kodin e Punës, ndryshimet, nenet esenciale që prekin marrëdhëniet e punës, kontratën kolektive, sindikatat dhe organizimi i institucioneve të punës në Shqipëri. Në pjesën e dytë do të flasim për organizimin dhe funksionim e Sindikatës dhe do të kemi një diskutim të lirë me të gjithë pjesemarrësit.

Ky aktivitet është një mundësi e mirë për tu informuar më shumë mbi marrëdhëniet e punës por edhe për të diskutuar mbi problematika të ndryshme prandaj është i hapur edhe për jo anëtarët e Sindikatës që kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij takimi.

Për një organizim sa më të mirë ju lutem të na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email ose pranë përfaqësuesve të sindikatës brenda ditës së Premte dt, 03.11.2017 ora 10:00

Shënim: Takimet me Seksionet e tjera do të zhvillohen në javët në vazhdim.

Me Respekt
Renato Mucaj

Kryetar i SPPTSH-së