Sindikata e Punonjësve të Post-Telekomit Shqiptar, të Shtunën më 28 Tetor 2017, në mjediset e “Hotel Doro City”, në Tiranë, (pranë Institutit të Fiskulturës, Zogu zi) organizon një takim trajnues për të gjithë punonjësit e Seksioneve ALB-1 (Teknik) dhe Seksionit ALB 6 (IT). Takimi zhvillohet nga ora 9:30 – 12:30.
Në pjesën e parë të takimit specialisti i marredhënieve të punës av. Ledio Milkani do të japë informacion në lidhje me Kodin e Punës, ndryshimet, nenet esenciale që prekin marrëdhëniet e punës, kontratën kolektive dhe organizimi i institucioneve të punës në Shqipëri. Në pjesën e dytë do të flasim për organizimin dhe funksionim e Sindikatës dhe do të kemi një diskutim të lirë me të gjithë pjesemarrësit.
Ky aktivitet është një mundësi e mirë jo vetem për tu informuar më shumë mbi marrëdhëniet e punës por edhe për të diskutuar mbi problematika të ndryshme prandaj ky aktivitet është i hapur edhe për jo anëtarët e Sindikatës që kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij takimi.
Për një organizim sa më të mirë ju lutem të na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email brenda ditës së Enjte dt, 26.10.2017 ora 15:00
Shënim: Takimet me Seksionet e tjera do të zhvillohen në javët në vazhdim.
Me Respekt
Renato Mucaj
Kryetar i SPPTSH-së