Njoftim për fillimin e bisedimeve për miratimin e Kontratës Kolektive të Punës të Shoqërisë Makhes Albania.
Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit, në zbatim të nenit 163 të Ligjit Nr. 136/2015 datë 05.12.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (të ndryshuar), ka paraqitur kërkesën për fillimin bisedimeve për firmosjen e Kontratës Kolektive të Punës në bazë të dispozitave të ndryshuara të “Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë”.
Negociatat do të zhvillohen në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës ndërmjet Organizatës Përfaqësuese të Punëmarrësve “Sindikatës së Punonjësve të Postë – Telekom” dhe Përfaqësuesve të Punëdhënësit Makhes Albania.
Për Sindikatën e Punonjësve Postë – Telekom,
Kryetari i SPPTSH
Renato MUÇAJ