NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Te nderuar punonjes te dyqaneve Albtelecom,

Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar date 19.06.2015, kemi diskutuar gjate ne lidhje me proceduren e ndjekur nga Albtelecom, per uljen e pagave. Ne perfundim te ketyre diskutimeve, kemi evidentuar qe gjate negociatave per ndryshimin e kontratave individuale mbi punonjesit eshte ushtruar presion duke perdorur marrveshjen per shkurtimet kolektive si forme presioni. Ne unanimitet te plote Keshilli ka vendosur ti kerkojme Albtelecom ndaljen e kesaj procedure dhe anullimin e te gjithe kontratave te firmosura deri tani.Jemi duke e ndjekur dhe duke i kushtuar vemendjen me te larte kesaj ceshtje, prandaj kerkojme solidaritetin dhe mbeshtetjen tuaj maksimale per te ecur perpara me cdo lloj forme qe mund te kerkohet per te fituar kete beteje.

Vetem nese jemi te gjithe bashke mund te fitojme kete kauze te drejte qe ju prek te gjitheve.

Ne solidaritet te plote me ju !

SPPTSH