Më 11 Prill 2014, SPPT mbajti në Tiranë Kongresin e saj të 6-të. Kongresi ishte një sukses për nga mënyra e të organizuar, ku nuk mungonin shumë delegacione të huaja por edhe personalitete të larta të vendit dhe perfaqësues të kompanisë. Kongresi u hap nga z. Shpetim Vojka i cili mbajti edhe raportin
e analizes se aktivitetit te Sindikates per periudhën katër vjecare.
Gjatë punimeve Kongresin e përshëndetet shumë personalitete, duke filluar nga
Këshilltari i Ministrit, zv/Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom z. Osman Dinler,Perfaqesuesi i UNI Global, z, Pav Aktar, zv/drejtorin e Pergjithshem i Postes
Shqiptare, përfaqësuesi i BSPSH-së dhe duke vazhduar me Sindikaten e Turqise, Kosoves, Kroacise, Maqedonise dhe Greqise.
Mbas pershendetjeve të rastit kongresi vazhdoj punimet me seancen e dytë për të zgjedhur organet e reja drejtuese të Sindikates. Z. Shpetim Vojka, kishte vendosur më përpara mos të kandidonte më për kryetar të Sindikatës por kishte propozuar ndryshimet në skemën e drejtimit të Sindikatës ku, ishte propozuar që roli i Kryetarit dhe Sekretarit të përgjithsëm të kishin përgjegjësi të përbashkëta në drejtimin e Sindikatës.Për të dy këto pozicione kandidonin në kongresz. Renato Mucaj dhe z.Kreshnik Mjaltaj. Sipas rezultatit të votimit i pari që merrte shumicën e votave do të shpallej edhe kryetari i ri i SPPT-së.
Përpara votimit të propozimeve statuore,fjalën e mori z. Mucaj, i cili ju drejtua delegatëve me një fjalim ku ju sqaroj që një ndryshim i tillë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund ta coj Sindikatën në një ngërc institucional. Prandaj z. Mucaj ju kërkoj të gjithë delegatëve mos ta votonin këtë pikë por ti bashkoheshin kërkesës së depozituar nga një grup delegatësh për të ndryshuar këtë propozim dhe për të lënë në fuqi pozicionin e Kryetarit si pozicion ekzekutiv dhe pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm si pozicion administrativë.Propozimi i z.Mucaj hapi diskutime në sallë ku mbas këtyre diskutimeve u hodh
në votë ky propozim i cili u pranua nga shumica e delegatëve. Kongresi më pas vazhdoj me votim të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Sindikatës. Në përfundim të votimit dhe të numrimit të votave nga komisioni i votimit në prani të gjithë delegatëve rezultoj fitues z. Renato Mucaj.Kryetari i ri i Sindikatës bëri betimin përpara delegatëve dhe mbajti fjalën përshëndetëse për mbylljen me sukses te Kongresit.Me pas për të gjithë të ftuarit dhe delegatët u mbajt dreka e Kongresit.Në Kongresin e VI,mbajtur në Tiranë, me 11 Prill 2014, SPPT zgjodhi Strukturat e reja dhe Kryetarin e Ri të saj, z. Renato Muçaj. Në cilësinë e Kryetarit të Sindikatës edhe të drejtës që i jep Statuti i SPPT-së,Kryetari paraqiti në Mbledhjen e Parë të Këshillit Kombëtar Strukturën e re Organizative, si dhe propozimet për Anëtarët e Kryesisë, Forumit te Gruas dhe Forumit të Rinisë. Në përfundim të Mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar u aprovua në unanimitet nga anëtaret e Këshillit Kombëtar skema organizative dhe Strukturat e reja te SPPT-së. Pas mbajtjes së Kongresit te VI, me zgjedhjen e Kryetarit te ri z. Renato Muçaj, filloi edhe puna për të riorganizuar dhe vitalizuar strukturat e Sindikatës në të gjithë vendin.
Pas një pune të gjatë paraprake duke studiuar strukturën aktuale u krijua struktura e re me 12 Seksione në të gjithë Shqipërinë. Në drejtorinë e përgjithshme u krijuan 6
Seksione të reja me qëllim që të gjithë punonjësit të ishin të përfaqësuar në Sindikatë.Gjithashtu u vendos që dy nga këto Seksione përvec Drejtorisë së Përgjithshme do të
mbulonin edhe dy rajonet kryesore Tiranë – Durrës. Një Seksion i vecantë u krijua për Kompaninë Makhes, që do të mbulonte kryesisht
Tiranën edhe do te bashkërendonte punën me Seksionet e tjera në të gjithë Shqipërinë,ku krijuan ndarjet e reja me 5 Seksione Rajonale. Ky organizim, me perfaqesuesit e rinj
të këtyre Seksioneve dha menjëherë rezultat si në Drejtorinë e Përgjithshme Albtelecom,në Makhes e në të gjitha rajonet.