Kongresi i VII-të

page6image1777184

Më datën 10 Shkurt 2017 në mjediset e Hotel Tirana International, zhvilloi me sukses punimet Kongresi Kombëtar i 7-të i Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar. Në këtë Kongres ishin të ftuar përfaqësues të lartë të qeverisë, kompanive respektive, partnerëve të ndryshëm dhe delegacione të sindikatave simotra të huaja dhe të vendit. Në kongres merrnin pjesë rreth 200 anëtarë të SPPT-së si të ftuar dhe 85 delegatë nga të dyja kompanitë Albtelecom dhe Makhes Albania.

Kongresi u hap me një klip të shkurtër prezantues, ku të gjithë të pranishmit patën mundësinë të shikojnë veprimtarinë e sindikatës që nga krijimi dhe vazhdimësinë e saj.

Mbas Himnit Kombëtar,kongresi u deklarua i hapur nga Sindikalisti më i vjetër z.Shpëtim Vojka. Mbas leximit të deklaratës së komisionit të verifikimit të mandateve për prezencën e delegatëve në Kongres, fjalën e mori Kryetari i Sindikatës z. Renato Mucaj për të mbajtur raportin e veprimtarisë së Kongresit.

Në fjalën e tij, z. Mucaj u ndal kryesisht në sfidat me të cilat ishte përballur sindikata në këto vite, punën e madhe që është bërë për të ndryshuar imazhin e sindikatës dhe për ta kthyer atë në funksion të anëtarëve të saj, mënyrën e zgjedhur nga sindikata për të arritur qëllimet e saj në zgjidhjen e problemeve dhe vizioni i sindikatës mbi të ardhmen për të përmirësuar kushtet social ekonomike të anëtarëve të saj.

Kryetari SPPTSH-së falenderoi gjithashtu të gjithë anëtarësinë e Sindikatës për besnikërinë e tyre dhe premtoi se kjo sindikatë do të vazhdoj punën e nisur për të qenë më pranë anëtarëve të saj. Gjithashtu, në mbyllje të raportit z. Mucaj falenderoi edhe partnerët dhe sindikatat e huaja që merrnin pjesë në punimet e Kongresit të SPPTSH-së. Më pas fjalën e morën me rradhë të gjithë të ftuarit të cilët përshëndetën Kongresin e 7-të të SPPTSH.

page7image1803616page7image1826912page7image3804000page7image1832288page7image3763824

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi në fjalën e tij falenderoi Sindikatën për ftesën, dhe vlerësoi maksimalisht punën e kryer nga kjo sindikatë gjatë këtyre viteve. Nga ky kongres ministri Klosi bëri me dije vendimin për rritjen e pagës minimale në vend, ndryshimet e fundit në kodin e punës, dhe përpjekjet e mëdha që po bëhen për ta shndërruar tregun e punës në Shqipëri një treg më konkurrues, një treg të punës së denjë.

‘Në javën në vazhdim ne do të kemi një vendim të Këshillit Kombëtar të Punës që është duke negociuar dhe dakortësuar me grupet sindikaliste dhe me grupet përfaqësues të punëdhënësve për rritjen e pagësminimale”- deklaroi ministri Klosi.

Gjithashtu ministri Klosi vuri theksin te roli që sindikatat duhet të luajnë gjatë dialogut social.Aideklaroi: “Partneriteti social nuk është një sllogan, ai është një progres i harmonizuar i interesave midis punëmarrësve dhe punëdhënësve, që nga niveli më i lartë në Këshillin Kombëtar të Punës deri në marrëdhëniet kolektive të cdo ndërmarrje. Në gjithë këtë proces roli i sindikatave është i pazëvëndësueshëm. Gjithmonë ka patur një diskutim të gjatë në Shqipëri për rolin e sindikatave, por unë mendoj që kronikat e transmetuara edhe në hyrjen e këtij aktiviteti dëshmuan se sa të rëndësishme sindikatat kanë qënë në gjithë zhvillimet politike dhe administrative të vendit, se sa të rëndësishme janë dhe sot sindikatat dhe zëri i përbashkët i atyre njerëzve të cilët punojnë dhe jetojnë në këtë vend”.

 

page8image1806976page8image1825344page8image1784352page8image3776720page8image1823328

Ministri Klosi e mbylli fjalën e tij në Kongresin e SPPTSH-së me urimin e mëposhtëm dhe kërkoi nga sindikata jonë që të jetë një shembull edhe për të tjerët:

“Prandaj të nderuar miqtë e mi, të nderuar përfaqësues të rinj dhe historik të kësaj sindikate, të nderuar sindikalist të ftuar nga sindikata simotra europiane, për Ministrinë e Mirëqenies Sociale, për qeverinë shqiptare, raporti i bashkëbidesimit ndërmjet institucioneve shtetërore, punëdhënësve dhe punëmarrësve është në thelbin e politikave tona të punës, për punën e denjë, për pagesën e denjë, për jetën e denjë të gjithë atyre që punojnë në vendin tonë.

Unë ju uroj suksese Kongresit tuaj të 7-të, ju uroj produkte të vërteta dhe po ashtu ky kongres shërben që fryma sindikaliste e sindikatës tuaj të shërbej jo vetëm për të mbrojtur ineresat e anëtarëve të sindikatës suaj, por dhe si model I sindikatave të ngjashme në vendin tonë.”

Më pas Kongresin e përshëndeti z. Giuseppe Farina, – Kryetari i Bordit Drejtues të Albtelecom sh.a.. Në emër te kompanisë
Albtelecom, z.Farina vlerësoi marrëdhënien midis Sindikatës edhe Kompanisë dhe përpjekjet që bëhen për ti zgjidhur problemet me anë të dialogut social. Ai deklaroi gjithashtu orientimin e kompanisë për të zhvilluar më tej partneritetin social,jo vetëm me sindikatën por edhe me qeverinë, me të cilën Albtelecom sot ka rritur ndjeshëm bashkëpunimin në shumë fusha. Z. Farina u shpreh se Albtelecom është krenar që sot si një nga punëdhënësit më të mëdhenj në treg kërkon të rrisë akoma më shumë standartet e tij duke i kushtuar një rëndësi të vecantë punonjësve dhe dialogut social me sindikatën.

Më pas në emër të Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar, kryetari z. Renato Mucaj i ka akorduar një Certifikatë Mirënjohje zëvendës ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Vjollca Braho, për kontributin e dhënë në Sindikatë gjatë viteve që znj. Braho ka shërbyer në Albtelecom sh.a. Znj. Braho mbasi falenderoi Sindikatën për certifikatën e dhënë, u shpreh njëkohësisht se ishte shumë e lumtur që sot në këtë Kongres ndihesh pjesë e punonjësve me të cilët kishte kaluar shumë vite gjatë punës në Albtelecom sh.a. Zëvendës ministrja Braho, shprehu mirënjohjen si për kompaninë Albtelecom ashtu edhe për brezat e vjetër që kanë kontribuar si në kompani ashtu edhe në sindikatën e punonjësve.

Kongresin e VII-të në pamundësi për të qenë pjesëmarrës e përshëndeti me anë të një video mesazhi Federata Ndërkombëtare UNIGlobal Union. Në mesazhin e tyreDrejtoresha e Departamentit te ICTS te UniGloblal Union znj. Alke Boessiger dhe koordinatori i programit të sindikatave z. Benjamin Parton përcollën edhe njëherë urimet më të përzemërta për SPPTSH, dhe konfirmuan mbështetjen e vazhdueshme që UNI kë dhënë dhe do të vazhdoj të jap në të ardhmen për SPPTSH.

Më pas kongresi vazhdoi me përshëndetjen e të gjithë delegacioneve të pranishme të cilët vlerësuan maksimalisht bashkëpunimin me Sindikatën e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar.

Në fund të seancës së parë të kongresit të 7-të, Sindikata akordoi disa certifikata mirënjohje për sindikalistë të vjetër,si dhe për Sindikatën Turke Haber- IŞ. Certifikata mirënjohje u akorduan për:

  1. Vjollca Barci
  2. Agim Sulaj
  3. Shpëtim Vojka
  4. Tatjana Milaqi
  5. Vilma Tomco

Certifikatën e mirënjohjes për kontributet që ka dhënë sindikata turke për forcimin e SPPTSH-së e tërhoqi Presidenti i Sindikatës Turke të Telekomunikacionit- HABER IŞ z. VELI SOLAK – i cili u shpreh shumë i emocionuar dhe mirënjohës për këtë vlerësim të ardhur nga Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar.

Në seancën e dytë Kongresi vazhdoi punimet me axhendën e mëposhtme:

  • Zgjedhjen e Komisioneve të SPPTSH-së
  • Ndryshimet dhe përmirësimet në Statutin e SPPTSH-së
  • Zgjedhjen e Organeve Drejtuese dhe Kryetarin e SPPTSH-së

Gjatë kësaj seance komisioni votimit zhvilloi procedurën e votimit për Komisionet e Sindikatës në bazë të Statutit dhe Vendimit të Këshillit Kombëtar të SPPTSH-së. Mbas zgjedhjeve të Komisioneve u kalua në votimin e Statutit te SPPTSH-së. Të gjithë delegatëve i ishte bërë më parë e ditur mbi ndryshimet e propozuara nga komisioni për përmirësimin e Statutit.

Ndryshimet Statutore të propozuara Kongresit u votuan dhe miratuan nga të gjithë delegatët e pranishëm. Më pas komisioni i votimit zhvilloi procedurën për votimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët u miratuan nga Kongresi i 7 SPPTSH-së. Në përfundim të këtyre proçedurave u kalua në votimin e Kryetarit të SPPTSH-së. Komisioni i votimit bazuar në Statutin dhe në propozimin e Këshillit Kombëtar, deklaroi se është paraqitur vetëm kandidatura e z. Renato Mucaj për Kryetar të SPPTSH-së. Kryetari i Komisionit z. Armando Jaupi mbasi pyeti sekretariatin nëse është paraqitur ndonjë kandidaturë tjetër,ku rezultoi se nuk ka pasur asnjë propozim gjatë Kongresit të 7-të nga delegatët, hodhi për miratim mënyrën e votimit të Kryetarit të ri duke qenë se nuk është paraqitur kandidaturë tjetër. Të gjithë delegatët votuan për të proceduar me votim te hapur duke qenë se nuk ka një kandidaturë të dytë. Komisioni i votimit hodhi në votim të hapur kandidaturën e z. Mucaj,ku të gjithë delegatët votuan pro kandidaturës së z. Mucaj. Me mbylljen e procedurës së votimit, z. Mucaj bëri betimin dhe mbajti fjalën përshëndetëse përpara delegatëve. Z. Mucaj duke i falenderuar të gjithë delegatët për besimin ndahu edhe njëherë me ta vizionin për sindikatën e së ardhmes dhe rrugën që kjo sindikatë duhet te ndjekë për tu focuar, rritur e për të shtrirë përfaqësimin e saj edhe në degë të tjera të sektorit të telekomunikacionit. Ai u zotua se projektin e nisur për ndryshimin dhe modernizimin e sindikatës do ta coj edhe më përpara gjatë kësaj periudhe duke e bërë këtë sindikatë një shembull të sindikalizmit Shqiptar.

Kongresi i 7-të i SPPTSH-së, me pjesëmarrjen e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi dhe mesazhet e përcjella prej tij tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave dhe gjeti një pasqyrim të gjerë në të gjitha gazetat dhe televizionet kombëtare.