Firmosja e kontrates kolektive me “One Albania”

Mbas bashkimit me përthithje të ALBtelecom sh.a dhe ONE Telecommunications sh.a, SPPTSH ka kërkuar rinovimin e kontratës kolektive me kompaninë ONE ALBANIA.Gjatë negociatave sindikata ka ngritur shumë kërkesa si rritja e pagave, indeksimi inflacionit, rritja e shperblimit te fundvitit, paga 13-të, rritja e trajtimit ushqimor, rritja e ditëve të lejeve në bazë të vjetërsisë dhe eksperiencës në punë, pencioni suplementar etj. Në datën 31 Korrik 2023 është finalizuar firmosja e kontratës kolektive me ONE Albania per nej afat 5 vjecar duke siguruar vazhdimin e mbrojtjes së të gjithë te drejtave të fituara ndër vite për të gjithë punonjësit mbas bashkimit të kompanive. Kontrata Kolektive i siguron punonjesve trajtim ushqimor 400 leke/dite ( 8800 leke/muaj), shpërblimin e fundvitit prej 20,000 lekë neto, ditë shtesë leje në bazë të moshës dhe vjetërsisë në punë. Kërkesat e tjera të Sindikatës janë lënë të shqyrtohen përsëri mbas përfundimit të vitit të parë financiar të kompanisë duke qënë që janë kërkesa kanë ndikim drejtpërdrejtë në buxhetin e kompanisë. Sindikata mbetet e vendosur se është tepër e nevojshme rritja dhe rrishikimi i pagave për të gjithë punonjësit. Mos rregullimi i pagave në nivelet e tregut të punës do të vazhdoj të rrisë pakënaqësinë te punonjësit. Ne do të vazhdojmë të ngremë këtë shqetësim te punëdhënësi, të cilin e prekim cdo ditë në bisedat me punonjësit dhe anëtarët tanë, prandaj sdo te ndalemi së kërkuari përmirësimin e pagave në nivele të kënaqëshme.