INFORMACION MBI REFORMEN NE ALBTELECOM

Te nderuar Anetar, punonjes te kompanise Albtelecom,

Sic jeni ne dijeni  SPPTSH-se i eshte derguar nga Kompania Albtelecom Njoftim mbi fillimin e procedurave te pushimit kolektiv nga puna ne date 13.09.2022 (Baza ligiore: Kodi Punes, Ligi ur: 7961, date 12.07.1995 (i ndryshuar), neni 148.) i cili parashikon largimin e 80 punonjesve si rrjedhoje e integrimit te dy kompanive Albtelecom dhe One mbas blerjes se tyre nga grupi Hungarez 4iG. Integrimi i plote operacional, komercial, teknik dhe ligjor i ketyre shoqerive, dikton nevojen e kryerjes se ristrukturimit ne burimet njerezore te shoqerive dhe ndryshime ne stukturen organizative te tyre.

Ne daten 19/09/2022, ne mjediset e Albtelecom eshte mbajtur takimi i pare midis paleve ku nga ana e sindikates ne kete takim merrnin pjese Irida Marku, – zv/kryetar, Amarda Hasa – Anetare Kryesise, Alesia Protopapa-Sekrertar Organizati dhe Alket Radovani – Jurist, Anetar i Keshillit Kombetar nga ana e punedhenesit merrnin pjese Irida Bonati – Deputy CEO & CHRO dhe Ervin Shpori – CEO of Albtelecom.

Gjate ketij takimi nga kompania u be prezantimi edhe njehere i arsyeve se perse nderrmeresh ky shkurtim kolektiv. Sindikata gjate ketij takimi ka kerkuar informacion ne lidhje me nxjerrjen e numrit 80 persona dhe ka insistuar qe ky numer te jete me i ulet. Gjithashtu sindikata ka kerkuar qe ti kushtohet nje rendesi e vecante kategorive specifike gjate aplikimit te reformes sic mund te jene persona ne nevoje financiare me probleme sociale shendetsore apo ne prag te pensionit. Sindikata ka kerkuar kohe per ti parashtruar kerkesat e saj edhe ne forme te shkruar ne menyre qe te vazhdohet te negociohet mbi keto kerkesa apo dhe te tjera qe mund te dalin gjate diskutimeve.

SPPTSH me shkresen e dates 25.9.2022 i ka derguar kompanise kerkesat e meposhtme :

  1. SPPTSH shpreh edhe njehere kundershtine e saj per shkurtimin e fuqise punonjese, por meqenese pas diskutimeve te zhvilluara me ju mbi bashkimin e te dy kompanive ky shkurtim eshte i pashmangshem, sindikata propozon qe ky numer duhet te jete minimalisht i barabarte per te dyja kompanite. SPPTSH propozon qe numri i punonjesve te larguar mos te jete me shume se 60 punonjes.
  2. SPPTSH propozon qe palet te bien dakort qe shperblimi qe perfitojne punonjesit e dal ne reforme, te jete ne përputhje me percaktimet e Kodit te Punës, respektivisht Nenit 143 dhe Nenit 145 dhe mbi kete shperblim te jepet nje bonus si meposhte:
    1. Per punonjes mbi 5 vite ne pune = Vjetersi + 1 page mujore
    2. Per punonjes mbi 10 vite ne pune = Vjetersi + 2 paga mujore
    3. Per punonjes mbi 15 vite ne pune = Vjetersi + 3 page mujore
  3. SPPTSH propozon qe reduktimi i fuqise punetore te kryhet mbi bazen e kritereve te meposhtme:
    1. Pozicioni i punes sipas organikes se re;
    2. Karriera e punonjesit dhe pershtatja e saj me funksionin qe kryen;
  • Performanca e punonjesit ne rastet e reduktimit te numrit te punonjesve, pervec rastit kur shkurtohet teresisht vendi i punes;
  1. Punedhenësi te konsideroje mundesine e ofrimit te vendeve vakante për punonjesit e perfshire ne reforme, ne çdo rast ne perputhje me pritshmerite e kerkuara për këto pozicione vakante.
  1. SPPTSH propozon qe punedhenesi te beje perpjekjet e tij me te mira per te mbajtur ne pune ose ripozicionuar punonjesit qe bejne pjese ne nje prej kategorive te mëposhtme:
  2. Punonjes te cilet kanë statusin e invaliditetit, te vertetuar me dokumentacionin perkates;
    1. Punonjes te cilet kane probleme financiare, sociale ose shendetsore.
  • Punonjes te cilet jane kryefamiljar dhe te vetem ne marredhenie pune.
  1. Punonjes te cilet jane ne prag pensioni.
  2. Zbatimin e te gjitha detyrimeve ligjore qe rrjedhin nga kodi punes dhe kontrata kolektive.
  3. Ne kuader te integrimit te dy kompanive, lind nevoja qe te kemi dhe parashikimet e duhura ligjore ne kontraten kolektive prandaj SPPTSH kerkon t’i vihen ne dispozicion te gjitha te dhenat e nevojshme dhe veçanërisht proçedurat qe do te ndiqen gjate ketij integrimi.

SPPTSH eshte duke vazhduar negociatat dhe punen e saj per te arritur nje marreveshje sic parashikohet edhe ne Kodin e Punes se Republikes se Shqiperise dhe Kontraten Kolektive.

Gjithashtu SPPTSH eshte duke asistuar me informacion te gjitha punonjeset e dyqaneve qe na kane kontaktuar dhe do te vazhdoj tju informoj si per reformen ashtu edhe per proceduren qe do te ndiqet me tej per punonjest e dyqaneve.

Ne ju inkurajojme qe te ndiqni faqen tone dhe mediat tona sociale per te qendruar ne kontakt me ne per cdo zhvillim te ri.

Per Sindikaten e Punonjesve te Poste-Telekomit Shqiptar

Renato Mucaj

Kryetar