Kongresi i VIII-të

Kongresi i 8-të Kombëtar i Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar u zhvillua në Tiranë, me 4 Mars 2022.
Kongresi u hap nga Enea Protopapa, dhe mbas prezantimit dhe votimit te rendit te dites vazhdoj me pershendetjen e te ftuareve.
Delegatët e Kongresit 8-te mbeshten deklaraten e kryetarit te SPPTSH-se z. Renato Muçaj qe ne emer te sindikates denoj nderhyrjen brutale te Rusises ne Ukraine, duke shkaktuar me qindra viktima te pafajshme.
Kongresi vendosi vazhdimin e vijes strategjike te Sindikates ne marredhenie me punedhenesin dhe ne shtrirjen e sindikates ne te gjithe sekrotrin e telekomunikacioneve dhe sherbimeve te ngjashme.
Kongresi i beri thirrje Qeverise qe te realizoj sa me shpejte ngritje e Keshillit Kombetar te Punes dhe te perfshije ne ato sindikata te verteta.
Kongresi i kerkoje Postes Shqiptare te filloj procedurat e lidhjes se Kontrates Kolektive per punonjesit e Postes Shqiptare.
Ne Kongres moren pjese shume te ftuar, perfaqesues sindikatash, organizatave, kompanive dhe institucioneve shteterore si:
 
• Stine Klapper – Drejtuese e Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert Stiftung,
• Plejada Gugashi-Perfaqesuese e Fondacionit Suedez Olof Palme Center,
• Stevens Mccloud – Drejtuesi i Qendres se Solidaritetit te Konfederates Amerikane,
• Dritan Caka- Drejtor i Kabinetit te Drejtorit te Pergjithshem te Postes Shqiptare,
• Ada Bega – Perfaqesuese e Ministrise se Financave dhe Ekonomise,
• Odeta Melo – Drejtoreshe e burimeve njerezore te kompanise Teleperformance,
• Esmeralda Fishekaj – Perfaqesuese e Inspektoriatit Shteteror te Punes
Ado Wilhelm– Perfaqesues i Sindikates Gjermane Ver.di
• Dimitris Moustakidis – Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Sindikates Greke OME-OTE
Cristiana Matei – Perfaqesuese e Sindikates Rumune te Telekomunikacionit
• Laurie Clements – ish-drejtues i qendres se Solidaritet te Konfederates Amerikane.
• Lamih Balaj – Kryetar i Sindikates se FSP-PTK, Kosove.
• Lindita Slimani – Presidentja e Sindikates se Tipografise
• Anisa Subashi – zv/presidentja e Konfederates se Sindikatave te Shqiprise
• Kostandin Kina – Kryetar i Sindikates se Re te Naftetareve te Shqiperise
• Isa Halilaj – zv/kryetar i Sindikates se Arsimit te Shqiperise.
• Bilbil Kasmi – kryetar i Sindikates se Ushqimit, Agrikultures, Tregtise se Turizmit.
 
Sindikata Turke-HABER IS dhe Sindikata Italiane SLP-CISL per shkak te pamundesise per te marre pjese pershendeten kongresin me ane te letrave te tyre.
Kongresi duke konstatur një sektor telekomunikacioni në Shqipëri, në ndryshim radikal dhe të vazhdueshëm, veprimtarët e të cilit ndodhen sërisht përpara ndryshimeve vendimtare, theksoj edhe njëherë rëndesinë që ka organizimi kolektiv, anëtarësimi dhe ndjekja nga afer e sindikates te te gjitha zhvillimet si nje nga veprimtaret kryesore ne sektorin e telekomunikacionit.
Duke theksuar rendesine qe ka organizimi i metejshem i vendeve te punes dhe funksioni qe sindikata duhet te luaj per te qene sa me prane anetareve te saj kongresi percaktoj detyra te reja per vitet ne vazhdim ne afrimin e sa me shume te rinjve, rritjen e perfaqesimit te femrave, zgjerimin e bazes sindikale dhe shtrirjen e sindikates ne te gjithe sektoret e telekomunikacionet dhe sherbimeve te ngjashme.
Kongresi i mbylli punimet me sukses, duke zgjedhur Komisionet, Keshillin Kombetar dhe Kryetarin e Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar. Kryetar i SPPTSH-së u rizgjodh z. Renato Mucaj me nje mandat 5 (pese) vjecar.