Shperblimet e fundvitit per punonjesit e Albtelecom, Makhes, Teleperformance

2021-shi ishte i mbushur me sfida por ja kemi dal të organizojmë vende të reja pune dhe t’ju mundësojmë më shumë të drejta punonjësve me anë të kontratave kolektive.
🟢Punonjësit e 📞Teleperformance (minimumi 2 vjet në kompani) do ta përfitojnë bonusin e fundvitit me rrogën e muajit Dhjetor që paguhet në Janar.
🟢☎️ Albtelecom – Sindikata mbas bisedimeve me kompaninë ka finalizuar dhënien shpërblimit të fund vitit, siç ishte parashikuar në kontratën kolektive. Shpërblimi tashmë ka kaluar në llogaritë e punonjësve! #sëbashkujemimëtëfortë!
🟢Ndërsa përsa i përket punonjësve të👷‍♂️Makhes, shpërblimi i parashikuar në kontratën kolektive është kaluar së bashku me pagën e muajit Dhjetor.
🔴Gjithashtu bashkëngjitur do të gjeni dhe përgjigjen zyrtare të kompanisë Albtelecom në lidhje me shqetësimin e ngritur nga sindikata për termat dhe kushtet e punonjësëve, ku ato do të vazhdojnë të njëjta sipas kontratave individuale dhe kontratës kolektive në fuqi.
🔴Viti 2022 do të jetë akoma më sfidues për shkak të ndryshimeve në tregun e telekomunikacionit, ku dy prej kompanive jane blerë nga grupi hungarez 4IG. Ndërsa në sektorin e call center, sfida do të mbetet pandemia dhe puna nga shtëpia.
Ne jemi të bindur që vetëm të organizuar në sindikatë dhe duke luftuar së bashku do ja dalim ti kalojmë keto sfida! #happynewyear2022 #meneteparet