SPPTSH në kuadër të vizitës në Stamboll u prit nga Sindikata Turke e Telekomunikacionit – Haber IS-në zyrat e saj në Stamboll. Në këtë pritje ishin të pranishëm kryetari sindikatës z.Veli SOLAK, nënkryetarët z.Hüseyin ÖZÇOBAN, z.Gökhan AYDIN, z.Tagi İŞ, dhe Kryetari i Rajonit te Stambollit z.Nuh Galip TOPAK. Në këtë takim grupi i sindikatës sonë i cili përbëhej nga anëtarë të Albtelecom, Makhes dhe Call Center-ave, pati mundësinë të shkëmbej informacione dhe ndaj eksperienca mbi punën e të dy sindikatave mbi organizimin sindikal, rekrutimin e anëtarëve dhe organizimin e sindikatave në call center, fushë e cila me ndryshimet e fundit ligjore i ka kaluar sindikatës së telekomunikacionit në Turqi. Kryetari i Sindikatës z. Renato Muçaj falenderoj kryetarin e Sindikatës Turke z.Solak dhe të gjithë kryesinë në emër të të gjithëve. Te dy sindikatat u zotuan për të shtuar akoma më shumë aktivitet e ndërsjellta midis tyre.