ME NE TË PARËT!

Vetëm me punonjës të kënaqur ne mund të kemi vende pune dinjitoze, te frenojme largimin e fuqise punetore, te rrisim ekonomine dhe te kemi nje Shqiperi me te mire dhe me sociale. Ne punonjesit meritojmë të respektohemi dhe të trajtohemi mirë kudo ku punojmë. Çdo punëdhënës, nga kompanitë më të vogla deri në korporatat më të mëdha,apo në administratën shtetërore, lokale dhe të qarkut, duhet të na trajtojë me dinjitet dhe respekt, duke siguruar kushte të mira pune dhe një pagë dinjitoze për përmirësimin e standarte social ekonomike të punëmarrësve. Për fat të keq, shumë punëdhënës janë kaq të shqetësuar për fitimet e tyre dhe në fund nuk arrijnë të shohin mirëqënien, kënaqësinë apo kontributin tonë.

Prandaj Sindikata thekson se vetëm me punonjës të kënaqur ne mund të jemi të parët në çdo sektor të ekonomisë prandaj ne synojmë që nëpërmjet fushatës ndërgjegjësuese “Me ne të parët” të rrisim ndërgjegjësimin e publikut për vende të denja pune jo vetëm në sektorin e shërbimit të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit por dhe në të gjithë sektorët e tjerë. Është tepër e nevojshme që të gjithë punonjësit të informohen se si mund të rriten kushtet e punës, pagat apo mirëqënia e tyre në vendet e punës dhe si mund te arrihen te gjitha keto nepermjet organizimit sindikal dhe kontraktimit kolektive.

Nga eksperienca në terren na rezulton se shumë punonjës nuk kanë informacionin e duhur ose kanë një opinion të gabuar rreth sindikatave duke harruar se në të gjitha vendet e zhvilluara sindikatat luajnë një rol thelbësor në ekonominë e vendit dhe janë pjesë e vendimarrjeve politike duke sherbyer si nje nga shtyllat e demokracisë. Duke shfrytezuar teknologjitë dixhitale(media sociale, website, etj.) por dhe median ne kemi si qëllim jo vetëm informimin por edhe ndërgjegjësimin e të gjithë punonjësve mbi ndikimet e dëmshme të dixhitalizimit, privatizimit, derregullimit, nënkontraktimit, offshoring apo edhe pandemisë. Fushata do të fokusohet gjithashtu në promovimin e lirisë së asociimit, dialogut social dhe ndërgjegjësimit për shkelje të ligjit duke mbajtur përgjegjës qeverinë dhe punëdhënësit. #meneteparet