Fillimi i bisedimeve per nenshkrimin e kontrates kolektive me kompanine TELEPERFORMANCE

Mbas nje pune 8 Mujore me punonjesit e Teleperformance Albania, dhe depozitimit te kerkeses per lidhjen e kontrates kolektive u zhvillua takimi i pare per fillimin e bisedimeve per lidhjen kontrates kolektive me kompanine Teleperformance Albania që punëson rreth 3600 punonjës. Sindikata jone i parashtroje kompanise kerkesat e punonjesve duke filluar me rritjen e pagave, njesimin e pagave te operatoreve te Durresit me operatoret e Tiranes, mbi lejet prinderore, problemet e pandemise dhe shume problematika te tjera te dala gjate takimeve me punonjesit. Sindikata Poste Telekomit Shqiptar, kërkoj gjithashtu që të vazhdojnë bisedimet dhe diskutimet për cdo nen të kontratës nga ekipet përkatëse gjë që u pranua nga Kompania Teleperformance Albania. Takimi i ardhshëm do të përcaktoj draftin fillestar të kontratës kolektive mbi të cilin do të vazhdojnë bisedimet e mëtejshme. Sindikata i propozoj kompanisë që në mënyrë që të jemi “fair”një nga takimet e ardhshme të mbahen edhe në zyrat e Sindikatës gjë e cila u pranua nga kompania.