Sindikata e Punonjësve të Postë Telekomit Shqiptar, bazuar në PROGRAMIN E SAJ të transparencës, dëshiron të ndajë me ju informacionin e mëposhtëm:
Prej kohësh sindikata e ka fokusuar punën në terren duke takuar nga afër punonjësit. Pas takimeve me punonjësit, në 11 Dhjetor 2020 – Kryetari i Sindikatës në një takim Virtual me CEO-në ka ngritur të gjitha shqetësimet e punonjësve të mbledhura gjatë takimeve në terren me sindikatën. Ai ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme për të gjitha kërkesat. Gjatë takimit, CEO ka kërkuar që këto kërkesa të adresohen në formë të shkruar për tu ndjekur me departamentet përkatëse, ku janë kërkuar:
– Ndryshimi i Target – Bonusit (për shopet)
– 4 orë pushim dreke gjate Ditëve të Festave (për shopet)
– Promovimi dhe Vlerësimi i Punonjësve me Eksperiencë
– Dhënien e trajtimit ushqimor për punonjësit që punojnë nga shtëpia
– Rritjen e nivelit te pagave (per punonjesit ne call center)
– Shtimin e operatorëve të tjerë për të përballuar fluksin (për call center)
– Organizimin e turneve në bazë mujore (për punonjësit e call center)
– Shpërblimin e fundvitit të parashikuar në kontratën kolektive
– Rritja e pagave, duke marrë për bazë normën e inflacionit
Dokumentin e plotë në variantin shqip/anglisht të derguar pranë kompanisë, mund ta gjeni në websiten tonë www.sindikata.net.
Ne jemi të lumtur tju informojmë se për një nga çështjet e ngritura nga sindikata për punonjësit e Call Center që janë të nën paguar krahasuar me tregun e Call Center në Shqipëri, kjo kërkesë është pranuar nga kompania dhe duke filluar nga 1 Shkurt 2021 punonjësit e call center do të përfitojnë një rritje page prej 10 000 lekë.
Gjithashtu ne mbetemi në pritje për të zgjidhur të gjithë problematikat e tjera që kemi paraqitur për kategori të veçanta si call center, shitjen dhe për të gjithë punonjësit. Të gjitha këto veprime të sindikatës mund ti gjeni të përmbledhur në këtë video:
Sindikata i inkurajon të gjithë punonjësit që të na raportojnë për problemet që ata mund të kenë në vendin e tyre të punës. Vetëm të organizuar dhe me adresimin e kërkesave në vendin e mënyrën e duhur mund të gjejmë zgjidhje!
SINDIKATA JE TI! SOLIDARIZOHU, ORGANIZOHU ANETARESOHU!