SPPTSH ne bashkepunim me Olof Palme International Center ka vijuar me takimet e saj me punonjesit per te degjuar kerkesat qe ata kane. Me ta eshte takuar nje pjese e kryesise se sindikates, ku shume punonjes jane vizituar ne vendin e tyre te punes per te pare nga afer problematikat. Takimi me punonjesit e ALBtelecom dhe Makhes kesaj here eshte zhvilluar ne Rajonin e Vlores, ku ata jane informuar mbi kontraten kolektive dhe te gjitha zhvillimet dhe aktivitetet qe sindikata ka zhvilluar se fundmi. Shume punonjes te rinj jane bere pjese e SPPTSH gjate kesaj fushate ku te gjithe e kane kuptuar me se mire se i vetmi mjet per ti perfaqesuar perpara punedhenesit eshte sindikata.