Takime me punemarresit e Makhes / Albtelecom

Sindikata e Punonjesve te Poste -Telekomit Shqiptar po vazhdon takimet, ku eshte ndalur me punonjesit e nje prej sektoreve te Makhes ne Tirane. Duke qene nje nga pozicionet me te veshtira te punes ne sektorin e telekomunikacionit Kryetari i Sindikates z. Renato Mucaj eshte ndalur posacerisht per te diskutuar problematikat ditore te ketij sektori dhe menyren e zgjidhjes se tyre. Per te gjitha propozimet kolektive te teknikeve te rrjetit te telekomunikacionit, sindikata u zotua qe do te kerkoj plotesimin e tyre si te punedhenesi Makhes Albania por edhe prane kompanise kontraktuese Albtelecom. Sindikata ne bashkepunim me Olof Palme International Center do te vazhdoj me tej me takime te tjera per te rritur dhe forcuar strukturat sindikale dhe per te identifikuar problematikat e punonjesve.