“Sindikata e Punonjesve te Poste-Telekomit Shqiptar” ka kenaqesine te njoftoje te gjithe punonjesit e kompanise “Makhes” se mbas negociatave me punedhenesin eshte arritur firmosja e kontrates kolektive.
Gjate ketyre negociatave Sindikata eshte fokusuar per zgjidhjen e problematikave dhe kerkesave, te cilat jane identifikuar gjate takimeve me punonjesit e kompanise. Mbas analizimit te tyre eshte mbajtur ne fokus sidomos pjesa e te punuarit me ore te zgjatura, mos pagesa e oreve jashte orarit, shqetesimet per mos informimin mbi pagen dhe oret shtese te paguara, siguria dhe shendeti ne vendin e punes, indeksimi i pagave, mungesa e bazes materiale etj.